Ish-trajneri i Milanit Sinisha Mihajloviç mbetet njëri nga trajnerët më të kërkuar në Itali. Për serbin thuhet se është me e interesuar Lacio dhe Torino.
Një tjetër emër që flitet për klubin e kryeqytetit është edhe Prandeli. Ndërkaq, sipas portalit "pianetamilan.it", Mihajloviç është i preferuar edhe nga skuadra e Torinos.
Ai u shkarkua pak javë më parë nga presidenti i Milanit Silvio Berluskoni dhe vendin e tij e zuri Broki. Edhe ky i fundit nuk ka arritur rezultatet që priteshin dhe kuqezinjtë duket se janë në kërkim të një tjetër trajneri.