Miku juaj besnik

Miku juaj besnik
Vetëm pijet alkoolike mund t'ju sjellin deri te rreziku që të hyni në mardhënje seksuale me të, ngase megjithatë ka diçka që ju e pëlqeni tek ai. Pse jo, nëse nuk jeni të dashuruar gjetiu, një mik aq besnik mund t'ju bëhet të nesërmen poashtu dashnor besnik dhe mik i vërtet i jetës.

Miku intelektual

Përderisa meshkujt te tjerë llomotisin, miku i juaj intelektual ju dëgjon me vëmendje, ju kupton madje edhe ju përgjigjet me fjali të tëra. E çmon bisedën e mirë . Disa vargje të Gabriel G. Lorkës në kombinim me venën e zezë mund t'i rrënojnë barierat e imagjinuara dhe t'ju vendosin në kraharorin e tij. Ai është i mire për gjëra shpirtërore, por jo edhe për ato fizike. Mund të ndodh të keni një kontakt të varfër trupor dhe të nesërmen një analizë të pakëndshme.

Miku tërhqës

Edhe pse duket se është i vetmuar, gjithnjë në dispozicion ka një apo dy mikesha. Më së shpeshti mund ta gjeni në palestra. Femrat e tjera e kanë zili, dhe shumë nga ato kanë dëshirë të flejnë me të. Aq atraktiv duket sa që dëshironi ta hani. Dhe nëse nuk e përmbushni "oreksin" tuaj diku tjetër, me siguri do t'ju zbardh ndonjë mëngjes në shtratin e tij. Nëse dëshironi të jeni vetëm njëra nga ato në numër, pse jo, kënaquni me të?

Miku për shëtitje

Është i gjallë, gjithnjë i gatshëm për netë madhështore, e që është më e rëndësishme, ju bën të qeshni. Nëse jeni femër që ajo te cilen dëshironi është qeshja, atëherë një mashkull i tillë është "copë" fantastike për ju. Reziku që të ndodheni në shtratin e tij qëndron pran jush ngaqe me të kaloni më së shumti kohë në argëtime. Prandaj një gjë e tillë është vetëm pyetje e kohës! Nëse vlen ta humbni një mik për shëtitjet tuaja vetëm për shkak të seksit për një natë, pse jo, kënaquni.

Miku i punës

Keni shumë gjëra të përbashkëta, madje që të dyve ju shikon me nerva shefi. Për dallim nga partneri juaj, nuk ju kundështon kur flisni apo mendoni për punë. Madje  edhe ju bashkangjitet në bisedë profesionale. Këtu reziku për seks është shumë i madhë. Mos dilni me të pas orarit të punës, mos shkoni në festa dhe vende tjera për t'u argëtuar. Pse duhet të mbani distancë? Ngaqe mund të ndodhë që pasi të zgjoheni nga shtrati i tij, dhe të hënën e ardhshme të lajmëroheni në punë, duhet të shtireni sikur asgjë nuk ka ndodhur! Ai me siguri, ashtu do të veproj.


Zeri Yt

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama