Miku serbo-boshnjak i Berishes Fazllic nderton ne kohen e Rames linjen 400 kV

'Miku' serbo-boshnjak i Berishes, Fazllic nderton ne kohen e Rames linjen 400 kV

“Kompania kroate “Dalekovod” do të ndërtojë linjën në pjesën e Kosovës ndërsa kompania nga Bosnje e Hercegovina “Energoinvest” (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror) do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë”-njoftoi ministria e Energjisë dhe Industrisë. “Energoinvest” ka aksioner Damir Fazlliçin

Një ndër figurat më të sulmuara të bashkëpunimit biznes-shtet në qeverisjen e Partisë Demokratike prej opozitës socialiste të kohës, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, është përsëri fitues i një pune tjetër publike në qeverisjen e Partisë Socialiste.


Kompania nga Bosnje e Hercegovina “Energoinvest” me aksione të biznesmenit Fazlliç, por me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror, do të ndërtojë pjesën e Shqipërisë për tejpërçuesin e energjisë 400 kilovolt me Kosovën.


Ministria e Energjisë dhe Industrisë saktësoi se “Energoinvest” e aksionerit Fazlliç e ka shtetëror pjesën kryesore të kapitalit shtetëror.


Ministria që drejton Damian Gjiknuri shpërndau një njoftim “sqarues” siç e quajti, kur pohoi “duke marrë shkas nga disa publikime të fundit në media rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës”.


“Kompania kroate “Dalekovod” do të ndërtojë linjën në pjesën e Kosovës ndërsa kompania nga Bosnje Hercegovina “Energoinvest” (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror) do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë”.


Në njoftim ministria e zotit Gjiknuri “u kujdes” që të mos e përmendtte emrin e serbo-boshnjakut Fazlliç, por për të saktësuar procedurat që janë ndjekur.


Sipas ministrisë, pas periudhës që e quajti “së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria” e Shqipërisë që asokohe drejtohej nga kryeministri Sali Berisha, i akuzuar si mbështetës me kundraligjshmëri i zotit Fazllic dhe me lidhje familjare, “amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e ritenderimit është kryer më 4 shkurt 2013”, kurse “njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013”:


“Më 11 qershor 2013, – vijon njoftimi, – është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit”:


“Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania Energoinvest. Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me Energoinvest”.


Po sipas të njejtit njoftim, “selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës “KfW”, gjatë qeverisjes së shkuar” dhe “e gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013”.


Në shpjegimin e ministrisë së Gjiknurit, saktësohet gjithashtu projekti i ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400 kV Kosovë-Shqipëri:


“Projekti është i ndarë në dy LOT-e. LOT1 përfshin ndërtimin e linjës interkonjeksionit e cila lidh nënstacionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri) me një gjatësi totale prej 241.5 km. Ndërsa LOT2 përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë-fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST)”.


Po ashtu ministria rithekson se ndërtimi i linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë.


Minsitria përsërit në të njejtin njoftim se ky projekt “do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike”.


Në 23 dhjetor 2013 “Energoinvest” njoftoi pjesëmarrjen në tender.


Kontrata prej 29 milionë eurosh për ndërtimin e linjës së transmisionit 400 kilovolt është firmosur në Prizren nga drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Engjëll Zeqo dhe përfaqësuesi i “Energoinvestit”, Enes Çengiç, në prani të përfaqësuesit të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW).


Projekti parashikon rritjen e shkëmbimit energjetik për Kosovën nga 250 megavat në mbi 600 megavat, ndërsa rrjeti i interkonjeksionit do të shtrihet në 241.5 kilometër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama