Kuqezinjtë e Milanit janë thyer në transfertë duke iu larguar zonës në Ligës së Europës. Ekipi i Kristian Brokit humbi me rezultatin 1-2 ndaj Verona në ndeshjen e vlefshme për Javën e 35-të të Serisë A.
Aktualisht, Milani ndodhet në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Verona edhe me tri pikët e marra nuk mundet të dalë nga vendit i fundit, duke rrezikuar rënien nga kategoria.
Fillimisht, fitorja e Milanit u duk e lehtë pas golit të avantazhit të realizuar nga Manez në minutën e 21´, por vendasit barazuan në pjesën e dytë me anë të 11-metërshit.
Pacini barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 72´ dhe Luka Siligardi përmbysi rezultatin në minutat shtesë.