Milano bashkia jep 50 euro per ata qe duan te dobesohen

Milano, bashkia jep 50 euro për ata që duan të dobësohen

Banorët në mbipeshë të qytetit italian të Milanos do të marrin para për të humbur peshë", shpalli kryebashkiaku i Milanos. Burrat që jetojnë në qytetin veri-perëndimor italian të Varallos do të marrin 50 euro nëse humbasin 4 kilogram brenda muajit", tha kryetari i bashkisë, Gianluca Buonanno. "Gratë do të marrin të njëjtën shumë nëse bien 3 kilogram në peshë. Nëse vazhdojnë të bien në peshë gjatë 5 muajve të ardhshëm, ata do të marrin edhe 200 euro të tjera", thotë ai për agjencinë e lajmeve "Reuters". "Shumë njerëz thonë se është duan të bien në peshë, por është shumë e vështirë. Prandaj unë mendova që të futemi të gjithë në një dietë grupi", thotë Buonanno, i cili pranon se është rreth 6 kilogram mbipeshë. Qyteti me 7500 banorë e filloi fushatën në fundjavë dhe pjesa më e madhe e banorëve janë regjistruar. Rreth 35 për qind e italianëve në mbipeshë janë obesë, sipas shifrave të Bashkimin Evropian. Vija e belit zgjerohet edhe më shumë për shkak të dietës së shëndetshme mesdhetare dhe ushqimeve të pasura në yndyrë, sheqer dhe kripë.

T.O. : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama