Miliarderet e botes Gates rrezohet nga froni

Miliarderët e botës, Gates

Në vendin e dytë është renditur manjati meksikan i telekomunikacionit, Carlos Slim Helu, pasuria e të cilit është dyfishuar në këto dy vite, duke arritur 60 miliardë dollarë. Është padyshim agimi i një ere të re. Dhe kjo, jo vetëm për shkak të "rënies" së Gates. Renditja vjetore e 22-të e "Miliarderëve të Botës" nga revista amerikane "Forbes' reflekton gjithë llojet e përmbysjeve të kësaj liste. Para dy vite, gjysma e 20 më të pasurve në listë ishin nga SHBA. Këtë vit, vetëm katër janë. India ka fituar të drejtën të mburret pasi katër prej dhjetëshes më të pasur i përkasin asaj duke ia kalua gjithë vendeve të tjera.

Gjashtëmbëdhjetë vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia vjen në listë me një numër të madh të miliarderësh duke u renditur e dyta pas SHBA-së dhe duke i marrë vendin Gjermanisë, e cila e ruajti vendin e dytë për gjashtë vite. Dy prej hyrjeve më të shquara në listë këtë vit janë Patrice Motsepe nga Afrika e Jugut dhe Aliko Dangote nga Nigeria, duke u bërë dy afrikanët e parë me ngjyrë që debutojnë në listë. Gjithashtu, ky është një vit rekordesh për miliarderët e rinj, ku "Forbes" ka përshirë në listën me më shumë se njëmijë miliarderë 50 persona nën moshën 40 vjeç. 68 përqind e këtyre miliarderëve nën moshën 40 vjeç e ka ndërtuar pasurinë me dhjetë zero nga hiçi, si në rastin e Brin dhe Larry Page, të cilët kanë themeluar "Google", John Arnold, Sameer Gehlaut dhe themeluesi i "Facebook" Mark Zuckerberg, i cili në moshën 23-vjeçare mund të jetë miliarderi më i ri në histori që e ka bërë vetë pasurinë e tij.

Zuckerberg ka gjasa të jetë figura më e diskutuar e listës këtë vit për shkak të moshës dhe faqes së tij të internetit, por sidoqoftë ka sipërmarrës të mahnitshëm të të gjitha moshave që po ngjisin rangjet e larta. Disa prej figurave më të rëndësishme të botës në listë përfshijnë Gao Dekang të Kinës, i cili është prej prodhuesve më të mëdhenj të botës të xhaketave dhe jelekëve, Americo Amorim nga Portugalia, i cili e ktheu biznesin e tapave të gjyshit të tij në një prej bizneseve më të mëdhenj në botë dhe braziliani, Eike Batista, i cili ndërtoi dhe humbi pasurinë e minierës së arit, përpara se të merrej me xeheroret e hekurit. Tani ai është një prej miliarderëve më të pasur të minierave në botë. Me gjithë lajmet rozë të vitit të kaluar dhe fitimeve të përgjithshme, është shumë e lehtë të humbasësh idenë e paqëndrueshmërisë që ka bërë kërdinë në këto pasuri për muaj.

Për shembull, personi më i pasur i Hong Kongut, Li Ka-shing ka humbur 5.5 miliardë të pasurisë së tij në bursë në 37 ditë të vetme, nga katër janari deri më 11 shkurt. Ndërkohë, personi më i pasur i Kinës, 26-vjeçari Yan Huian ka rënë nga 17.3 miliardë dollarë që kishte në shtator në 7.4 katër miliardë.

Por çfarë do të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm ndërsa revista "Forbes" premton të vazhdojë vëzhgimin e pasurisë? Sigurisht, sipas kësaj reviste, do të ketë humbës të mëdhenj, fitues të mëdhenj. E vetmja gjë e sigurt është se do ketë ndryshime.

 Blendina Cara  : Gazata TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama