Miliarderet qe s’njohin krize nga Hilton te Trump

Miliarderet qe s’njohin krize, nga Hilton te Trump
Janë të bukura, joshëse, të famshme por mbi të gjitha shumë të paura!

Paris dhe Nicky Hilton

Këto janë dy motrat multimiliardere të njohura në botë pikërisht për këtë fakt. Babai i tyre është Richard Howard Hilton pronari aktual i rrjeteve të hoteleve Hilton, një perandori e vërtetë luksi që nuk njeh asnjë krizë dhe që shtrihen në të gjitha shtete e botës pothuajse.

Por megjithatë të dyja janë ‘delja e zezë’ e familjes që i kanë sjellë jo pak teleashe gjyshit të tyre Baron. Që prej skandaleve të fundit gjyshi i ka dhuruar 2.500 milionë dollarë për bamirësi për të shkurtuar buxhetin e mbesave të pabindura.

Por sërish dy vajzat duket se s’kanë nevojë për para të tjera pasi këto që kanë i mjaftojnë të jetojnë si mbreteresha. Nicky është një stiliste mode sipas traditës familjare merret edhe me aktivitetet e hotelerisë së familjes. Ndërsa Paris krenohet me 35 dyqane, 17 linja produktesh 14 parfume dhe ka miliona dollarë në llogaritë bankare.

Ivanka Trump

Është e bija e një multimiliarderi. E diplomuar në ekonomi ka hedhur hapat e parë në modeling dhe është zv/presidente e Real Estate Development dhe drejton organizatën e trump. Ajo urren kur e krahasojnë me Paris Hilton:” Unë punoj 13 orë në ditë për të fituar para. I kam blerë shtëpinë babit tim dhe paguaj hipotekën. Unë dhe ajo jemi dy persona shumë të ndryshëm”- tha Ivanka për një revistë britanike.

Amanda Hearst

Kjo beqare 28-vjeçare ka triumfuar si modele duke nënshkruar për kompaninë IMG Models. Dhe prej asaj dite punon si redaktore mode në revistën “Marie Claire”. Amanda është mbesa e manjanit William Randolph Hearst dhe ka qënë e fejuara e financuesit të revistës “Hola” Alejandro Santo Domingo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama