Por miliarderi australian Clive Palmer ka marrë nismën e guximshme për të rindërtuar Titanikun. Ai ka deklaruar se ka nisur projektin për ndërtimin e një kopjeje të anijes së Titanikut, që u mbyt në ujërat e oqeanit Atlantik në orët e hershme të 15 prillit të 1912-s.
Anija e transatlantikut të famshëm po ndërtohet në Kinë në kantierët e qytetit të Nanjing-ut dhe pritet të përfundojë në vitin 2016.
Anija e famshme “Titaniku II” do të niset nga Southampton në Britani dhe do të ankorohet në portin e Nju Jorkut, duke përmbyllur kështu udhëtimin luksoz, kur 100 vjet më parë pas përplasjes fatale me një ajsberg u kthye në një tragjedi ku i mori jetën 1502 personave. Realizimi i xhevahirit transatlantik “Titanik II” do të jetë pasqyra e krenarisë së fuqive ekonomike si Australia dhe Kina e cila do të ringjallë anijen legjendare me avull në një udhëtim rekord për të kaluar pasazhin Lindje-Perëndim.
Ideja e miliarderit lindi pikërisht 1 vit më parë në 100-vjetorin e mbytjes, Ai është një i apasionuar pas luksit në stil klasik, ashtu si Xhon Pierpont Morgan në vitin 1909, vendosi të ndërtonte “anijen më të madhe dhe më moderne në botë”.
Do të imitohet çdo detaj teknik dhe arkitektonik: që nga tonazhi prej 46.000 mijë tonelatash, te gjatësia e 269 metrave, e deri në katër oxhaqet e zeza të Luigjit të XVI. Mungojnë edhe tre vjet në përfundimin e konstruksionit gjigant, dhe biletat e vëna në dispozicion për udhëtimin përurues u ezauruan të gjitha.