Për të siguruar një shumë të tillë, bashkëthemeluesi i fondit të investimeve Glg Partners dhe ish-partner i Goldman Sachs e Lehman Brothers, i ka shitur për 90 milionë stërlina miliarderit Roman Abramovich rezidencën e tij luksoze me 15 dhoma gjumi në Kensington Palace Gardens, një nga lagjet me luksoze të Londrës. Vila, e cila më parë ka qenë selia e Bashkimit Sovjetik në Londër, ishte blerë nga Lagrange për 19 milionë stërlina. Lagrange e ka shumëfishuar pasurinë e tij gjatë viteve duke investuar së bashku me futbollistët Ryan Giggs e David Beckham në një fond, i cili më pas u përdor për të financuar filmin Avatar të James Cameron. Ai e kishte lënë një vit më parë të shoqen dhe kishte nisur bashkëjetesën me 42-vjeçarin Roubi L’Roubi, stilist mode me origjinë nga Somalia.
Lagrange ka thënë për mediat britanike se e ka njohur Roubi disa muaj pasi kishte marrë vendimin për t’u ndarë nga e shoqja dhe aktualisht është shumë i lumtur. “Raporti im me Roubi ka natyrë romantike. Divorci nuk është gjë tjetër veçse mbyllja logjike e një marrëdhënieje të konsumuar prej kohësh. Ndarja ka qenë miqësore dhe konsensuale”, ka thënë Lagrange.
Para divorcit “Lagrange”, ndarja më e shtrenjë e kohërave në Angli ishte ajo e oligarkut rus Boris Berezovsky, i cili për të marrë divorcin nga gruaja e tij prej 18 vjetësh, ka paguar 100 milionë stërlina në korrik të 2010-s.