Djali i një emigranti greko- qipriot, ai u rrit në Lindje të Londrës dhe u shkollua në një shkollë ku bëri vetëm rolin e një boksieri. Ai rrëfen për mediat britanike se e kishte tmerr po t’i thoshte kush të lexonte sepse nuk dinte. Në moshën 14 vjeç, ai e la shkollën pa mësuar të lexonte.
Ai punoi fort në rininë e tij duke shitur mijëra apartamente, duke e bërë kompaninë e tij të pasurive të patundshme nga më të mëdhatë në botë. Mediat britanike kanë nisur një fushatë për të nxitur fëmijët të lexojnë dhe miliarderi e mbështet fushatën, pavarësisht se atij letrat ia lexon një punonjës.
“Por tani është shumë më e vështirë se në vitet ’70, kur mund të ecje përpara edhe pa ditur lexim,’ thotë ai.