Fernando Santos ka vendosur që të qëndrojë në drejtimin e kombëtares portugeze. Trajneri i cili ngjiti luzitanët në fronin më të lartë të futbollit europian, ka zgjatur bashkëpunimin me Federatën Portugeze edhe pse kishte marrë disa oferta shumë tunduese financiarisht nga klubet kineze.
Gjatë ditëve të kaluara, u përfol për interesim të disa klubeve për 61 vjeçarin, ku një i tillë i kishte bërë ofertë një rrogë prej 8 milionë eurosh në vit.
Por në fund, Santos ka vendosur që të qëndrojë në drejtimin e kombëtares së Portugalisë duke rinovuar marrëveshjen, jo për 2, por për 4 vitet e ardhshme. Kontrata e re e Santos do të përfundojë në vitin 2020, kur ai do të ketë si detyrë të mbrojë trofeun e fituar me shumë mund në Francë.