Kalimi i Milot Rashicës nga Vitese te Napoli, pritet të thyejë rekordin për transferimet e futbollistëve shqiptarë. Dy klubet kanë gjetur një marrëveshje mes tyre, për një shumë që pakkush e kishte parashikuar për mesfushorin e talentuar shqiptar.
Gjithçka është zbuluar nga gazetari sportiv i RAI-t, Çiro Venerato, i cili në një emision radiofonik ka zbuluar parametrat financiarë të transferimit të mundshëm.
"Napoli ka folur me Vitesen për Rashicën, lojtar i cili është vlerësuar me notat maksimale nga drejtuesit Guintoli dhe De Laurentis. Ekziston një akord si me klubin, ashtu edhe me menaxherin e tij. Rashica është praktikisht i transferuar, për shifrën e 10 milionë eurove, por çështja për momentin është e bllokuar për shkak se ai është ekstrakomunitar", tha Venerato.
Futbollisti ishte pjesë e grupit prej 27 lojtarësh të grumbulluar nga De Biazi, por ky i fundit preferoi të mos e merrte me vete në Francë.