Mimoza Ahmeti me poeteshat ne Vushtrri

Mimoza Ahmeti, me poeteshat në Vushtrri
“Ky manifestim, tashmë tradicional, mbahet për të 26 herë me radhë në Vushtrri. Këtë herë është i veçantë për faktin se për herë të parë organizohen në Kosovën e pavarur për të cilën femra shqiptare dha një kontribut të veçantë”, ka thënë Selimi. Ai në vazhdim bëri të ditur se përveç poeteve nga Kosova në këtë manifestim letrar, marrin pjesë edhe shtatë poete nga Shqipëria, dy poete nga Maqedonia, dhe një poete nga SHBA-të, poezia e së cilës është përzgjedhur për orën letrare. Ndërkaq, anëtarë i Këshillit Organizativ (KO) Sabit Kadriut ka thënë se, me këtë manifestim qyteti i Vushtrrisë gjatë dy ditëve pati mysafire të veçanta si poeten e njohur shqiptare Mimoza Ahmeti, pastaj shkrimtaren Natasha Lako dhe aktorët e famshme shqiptare Tinka Kurti, Margarita Xhepa, dhe Roza Anagnosti. “Në këtë manifestim përveç përfaqësuesve të institucioneve qendrore të kulturës dhe artit në vend, po ftuar ishte edhe simboli i rezistencës tonë kombëtare dhe shkrimtari Adem Demaçi”, ka bërë të ditur Kadriu.

Edhe anëtari i këshillit organizativ Xhevat Lahu vlerësoi se pjesëmarrja dhe vlera e poezisë që ju janë përgjigjur këtij manifestimi letrar ishte mjaft e mirë. Ai bëri të ditur se vlera e poezive konkurruese e veçanërisht atyre të përzgjedhura ishte mjaft e mirë dhe se ka një numër të madh të poeteve që kanë bagazh në fushën e poezisë dhe se kanë të botuara nga dy e deri në 15 përmbledhje me poezi. “Nga gjithsejtë 96 poezi konkurruese, në orën letrare të këtij manifestimi janë përzgjedhur 40 poezi”, ka thënë Lahu. Drejtori i Qendrës së Kulturës Habib Mustafa, ka thënë se, për ndryshim nga vitet e kaluara, hapja e manifestimit këtë vit do të bëhet me leximin e poezive jashtë konkurrencës në ambient të hapur në Sheshin Adem Jashari në qendër të qytetit. Ndërkaq ora letrare do të mbahet në mbrëmje në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”. Shkrimtari vushtrrias Bedri Tahiri i cili gjithashtu është pjesë e këtij manifestimi, ka thënë se përveç karakterit garues që ka ky manifestim në ditën e dytë u mbajt edhe një tribunë letrare për figurën e heroinës sonë kombëtare në letërsinë e shkruar dhe gojore. Manifestimi gjithëkombëtar “Takimet e Poeteshave 2008” filloi të premten, paradite, ku hapja e manifestimit kësaj herë u mbajt para sheshit “Adem Jashari”, pastaj u mbajtën Orë letrare me poezi të lexuara nga poetë dhe poete. Pjesëmarrësit e manifestimit kanë vizituar Varrezat e Dëshmorëve në Bletajë, Galicën, dhe Prekazin. Manifestimi vazhdoi dhe gjatë ditës së djeshme.

RE.KU  : Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama