Ministri Ridvan Bode ben publike fotot me pedagogen Jola Xhafo dy muaj bashkejetese (FOTO)

Ministri Ridvan Bode ben publike fotot me pedagogen Jola Xhafo, dy muaj bashkejetese (FOTO)
Miqtë më të afërt të ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe të pedagoges të së  Drejtës Penale, Jola Xhafo, nuk dinë të na thonë një datë qoftë edhe të përafërt, se kur ka nisur ekzaktësisht njohja mes tyre. Kjo për arsye se të dy janë natyra shumë të rezervuara dhe nuk kanë preferuar ta bëjnë publike një punë ende të pakryer. Ministri Bode, i mbetur i ve rreth tri vite më parë, nuk ka qenë fare jashtë lajmeve rozë, duke u përfolur për ndonjë lidhje të mundshme. Por dalja e tij në publik me Jolën hodhi poshtë çdo hamendësim.
Nuk kanë pritur shumë gjatë për t’u bindur se kjo është lidhja e duhur për të dy, por e kanë bërë atë publike për miqtë e afërt dhe familjarët.

Ndërkohë, kemi mësuar se rreth dy muaj më parë, Jola, rreth 37 vjeç, është shpërngulur në shtëpinë e Bodes (53 vjeç) tek zona e Shallvareve dhe ka nisur bashkëjetësn me të, por zyrtarisht nuk janë celebruar akoma. Nga martesa e parë, Bode ka dy fëmijë, një vajzë 25 vjeçe, e cila është me studime jashtë dhe një djalë 21 vjeç, i cili jeton pjesërisht me të atin dhe bashkëshorten e re të tij. Jolës, e cila nuk ka qenë e martuar më parë, i duhej në këtë bashkëjetesë të krijonte një marrdhënie të mirë edhe me fëmijët e rritur të burrit të saj, të cilët tri vite më parë humbën nënën si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Megjithatë, miqtë e përbashkët na tregojnë se ajo e ka ditur të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me ta, duke ndërtuar një komunikim shumë të mirë. Tashmë ministri Bode dhe Jola shfaqen në çdo ceremoni apo aktivitet në krah të njëri-tjetrit, ku gruas së re i duhet të mbajë edhe peshën  e të pasurit në krah një njeri publik. Ndaj paraqitja e saj duhet të jetë e kuruar deri në detaje, pasi dihet që në këto raste, njerëzit studiojnë çdo gjë me kujdes. Në ceremoninë ku e fotografuam disa ditë më parë, Jola duket se ia ka dalë për bukuri, pasi reflekton një pamje të qetë dhe mbi të gjitha është e veshur me shumë shije. Urime çiftit!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama