Ministri Ruli firmos kontraten e shitjes se Albtelekom

Ministri Ruli firmos kontraten e shitjes se Albtelekom

Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri Ruli tha se ndihej mjaft i kënaqur për këtë nënshkrim kontrate “Sepse kemi arritur të marrim shumë më tepër nga kontrata e parë; jo sepse fituam shumë më tepër se sa në kontratën e parë. Ndjehem i sigurtë, sepse partenerët tanë sot jane shumë më të fortë në eksperiencë se 2 vjet parë; ndjehem i sigurtë sepse partneret tanë janë shumë më të fortë financiarisht se 2 vite më parë; dhe ndjehem i qetë, sepse këto 2 vite për asnjë nga palët nuk ishin vite të humbura kot”.
Për ministrin Ruli këto nuk kanë qenë vite të humbura kot pasi kontrata e firmosur sot, është shumë më e balancuar në të drejta dhe detyrime për palët dhe nuk ka riskun e përfundimit nëpër arbitrazhe e gjykata. “Nuk ishin vite të humbura kot për Qeverinë Shqiptare, pasi përmirësimet e kontratës janë të tilla që japin garancinë e zbatimit te saj;
Mbi të gjitha mendoj se nuk është kohë e humbur as për konsumatorin shqiptar, pasi kontrata jep garancinë e zhvillimit të një konkurrence të efektshme në tregun e telekomunikacioneve, që së shpejti do të jetë shume i dukshëm në çmimet e shërbimeve që do të ofrohen si dhe cilësine e tyre”.
Një falenderim të veçante minsitri Ruli i ka kushtuar sot konsulentit të METE tonë në këtë transaksion (konsurciumit të përbërë nga Tonucci&Partners, Banca IMI dhe Bain&Company), të cilët gjatë kësaj periudhe kanë dhënë një kontribut të çmuar në negocimin e kontratës.
Në fjalën e tij, ministri Ruli i kujtuar edhe njëherë CALIK dhe TURKTELECOM se qeveria shqiptare është e vendosur në zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit dhe do të ndjekë me shumë kujdes realizimin e “business plan”-it të paraqitur. “Krijimi i një ambienti të përshtatshëm për konkurrencën e drejtë dhe të ndershme, është premtimi që ne japim sot, dhe që për Qeverinë Shqiptare është një detyrim që kalon caqet e çdo detyrimi tjetër kontraktual; është një detyrim ndaj konsumatorit shqiptar dhe ndaj investitorëve dhe ne jemi të vendosur ta zbatojmë”.
Në fund, ministri Rili i ka uruar pune të mbarë Grupit Calik në Shqipëri, tashmë prezent në dy sektorë strategjikë; atë bankar nëpërmjet BKT dhe në telekomunikacion.


PERMIRESIMET E KONTRATES

1. Statusi i Bleresit

Në ndryshim nga kontrata e parë, aksionet e Albtelecom do të zotërohen nga një kompani ku Turk Telecom do të zotërojë të paktën 20% të kapitalit. Për më tepër që një kontratë menaxhimi me Turk Telecom është firmosur për administrimin e Albtelecom.

2. Gjendja financiare e Bleresit

Gjendja financiare e Blerësit në krahasim me 2 vite më parë është më e konsoliduar; kështu CALIK (që është akioneri kryesor i CETEL) ka vendosur për rritjen e kapitalit themeltar për ta bërë atë në përputhje me kërkesat që ishin në tenderin e vitit 2005 si dhe do japë një letër garancie (përveç garancise bankare për pagimin e çmimit) për të garantuar detyrimet që ka CETEL sipas kontratës.

3. Pagimi i cmimit

Në ndryshim nga kontrata e parë, që parashikonte një pagim me këste për një vit, pagimi i çmimit do të bëhet i menjëhershëm (upfront payment) me bërjen efektive të kontratës.

4. Heqja e detyrimeve që bien ne kundershtim me WTO

Në përputhje me rekomandimet e raportit të Deloitte, nga kontrata janë hequr një sërë parashikimesh (siç eshte rasti i roaming kombtëar) që kishin riskun ta vendosnin Qeverine Shqiptare në kushtet e shkeljes së marrëveshjes me WTO (OBT).

5. Business Plan

Në kontratë janë parashikuar penalitete shumë të forta për mosrrespektimin e “business plan”-it të paraqitur nga Blerësi.

6. Pjesëmarrja në keshillat mbikëqyrëse

Për të pasur një kontroll të vazhdueshëm të menaxhimit të kompanive (Albtelecom dhe Eagle Mobile) është vendosur që një përfaqësues i Qeverisë Shqiptare do te emërohet në këshillat mbikëqyrese të këtyre kompanive për 5 vjet, apo derisa shteti shqiptar të ketë të pakten 10% të aksioneve në Albtelecom.

7. Transferimi i Aksioneve

Eshtë parashikuar që për 5 vjet, transferimi i aksioneve të Albtelecom apo i aksioneve të kompanive që do të kenë pronësinë e Albtelecom, nuk do të transferohet pa miratimin e Qeverisë Shqiptare. Në të kundërt marrëveshja është e pavlefshme dhe Blerësi paguan një penalitet të lartë.


Per te Pare Kontrataten e Plote te shitjes :  
klikoni ketu

Marre nga :  Ministria e Ekonomise Tregetise dhe Energjitikes

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama