Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi për NewEurope, se "gjatë vitit 2015, janë kapur dhe shkatërruar nga policia drogë me vlerë mbi 10 miliardë euro."
Në shikim të parë, shifra e dhënë nga ministri Tahiri duket shumë e dyshimtë, pasi është e barabartë më gjithë prodhimin vjetor të vendit. Për këtë arsye, Exit.al u përpoq të verifikonte vërtetësinë e kësaj deklaratë, duke iu referuar deklaratave zyrtare të Policisë së Shtetit gjatë vitit 2015.
Konluzioni është se shifra e dhënë është jashtëzakonisht e ekzagjeruar.
Në bazë të deklarimeve të Policisë së Shtetit, gjatë vitit 2015, rezulton se janë kapur në total:
Vlerësimi i vlerës së kësaj sasie droge, bazuar në çmimet e shitjes me shumicë që përdorin policitë e vendeve të BE-së për drogën e kapur, është respektivisht:
Në total është rreth 50 milionë euro drogë e kapur dhe e shkatërruar. Kjo shifër është sa një e dyqinta e shifrës së deklaruar nga ministri Tahiri.
Intervistën e plotë të ministrit Tahiri mund ta lexoni në: