Ministri i Brendshem i Gjermanise neser viziton Tiranen

bundesinnenminister-thomas-deTIRANE, 5 Nëntor /ATSH/- Ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, mbërrin nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme, ministri gjerman do të pritet në ora 12:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe do të ketë takim mes 2 delegacioneve.

Ndërsa në orën 13:05 do të ketë një konferencë për shtyp të dy ministrave në sallën e konferencave te Garda e Republikës.

Gjatë kësaj vizite, ministri gjerman do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama