Ministri i Financave te Zvicres Shqiperia ne avantazh

Ministri i Financave të Zvicrës: Shqipëria, në avantazh

Në Zvicër kanë filluar t'i frikësohen një rezultati negativ përballë Shqipërisë dhe duket se këtë e ndjejnë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit zviceran. Ka qenë vetë Ministri i Financave të Zvicrës, Ueli Maurer, i cili më përpara ka ushtruar edhe funksionin e Ministrit të Sportit, që ka shpjeguar se ka një ndjesi negative për ndeshjen e së shtunës.

SVP2

"Unë do të çuditesha nëse do të arrinim në fazën me kualifikim direkt", ishte deklarata e tij e papritur për "Blick". "Shpresoj që skuadra të ma provojë që e kam gabim, por kam frikë se nuk do t'i arrijmë objektivat. Jam thjesht realist".

Për takimin me Shqipërinë, ai deklaroi se do të ishte një "përballje emocionale", për shkak të "historisë mes dy kombeve". "Origjina e lojtarëve të të dy kombeve premton tension të madh. I shoh shqiptarët në avantazh", pranoi ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama