TIRANE, 19 Tetor /ATSH/. - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do të marrë pjesë në Konferencën e 7-të Ministeriale për mbrojtjen e pyjeve në Evropë, që zhvillohet në datat 20-21 tetor 2015, Madrid, ku Shqipëria është vend anëtar.
Në këtë konferencë do të paraqiten vendimet, rezolutat dhe deklarata Ministrore të shteteve anëtare lidhur me çështjet më prioritare në sektorin e pyjeve, për të vënë theksin në rolin e potencialit të pyjeve në çështjet sociale dhe veçanërisht në rrugën e kalimit drejt ekonomisë së gjelbër.
Dokumentat që do të firmosen janë konform politikave dhe parimeve bazë të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, si dhe politikave dhe programit të qeverisë shqiptare, si dhe masave që Ministria e Mjedisit është duke ndërmarrë për menaxhimin e pyjeve. /a.ke/