Ministria Harito u permend grate vellezrit e kunatat deputeteve te PD-se

Ministria Harito u permend grate, vellezrit e kunatat deputeteve te PD-se

Ministria për Administratën, Mirela Harito, ka zemëruar jo pak opozitën sot në sallën e Kuvendit kur në një fjalim mbrojtës për akuzat për shkarkime politike në administratë vendosi tu përmendë deputetëve dhe eksponentëve të PD-së familjrarët e tyre të punësuar në administratë.

“Jeni të shqetësuar për ata 7000 vetë që deklaroni ju, apo jeni të shqetësuar për listat e farefisit tuaj.  Jeni të shqetësuar për gruan e z.Kosova që punon në Ministrinë e Jashtme, për gruan e Saimir Shehrit në Ministrinë e Ekonomisë, për Gjergj Lezhën që ka gruan DAP dhe kunatën në Ministrinë e Mbrojtjes. Mos jeni gjë të shqetësuar për Hasan Metukun apo për Roland Bejkon që ka vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes?

 

Mos jeni të shqetësuar për gruan e Glori Hysit në Ministrinë e Arsimit, për znj.Rusmajli në Ministrinë e Financave apo që ka kunatën në Kryeministri, apo për motrën e z.Patozi në Ministrinë e Brendshme, për mbesën e Liri Berishës në Ministrinë e Integrimit, për kunatën e Genc Rulit në Ministrinë e Transportit, për znj.Mediu në Ministrinë e Energjisë apo për gruan e Kuliqit në Ministrinë e Punëve të Brendshme se ky donte ta mbante gruan pranë. Mosn jeni të shqetësuar për vëllain e Gerti Bogdanit në Ministrinë e Jashtme. Nuk di dhe një gjë. Pse keni një numër kaq të madh kunatash??? Kunata pafund . Pse qëlloi që gjithë gratë kunatat duhej të ishin nëpër Ministrira. Po kur janë kaq të zotë këta, pse nuk shkojnë te sektori privat që paguan dhe më mirë. Pse duhet të mbahet farefisi juaj me rrogat e shtetit. Pa harruar masat disiplinore që propozon KLSH, që e keni emëruar ju. Ju sugjeroj ti lexoni raportet se janë shumë interesant. Vetëm në Postën Shqiptare keni një listë me emra dhe mbiemra Berisha, lexojini raportet”, tha ndër të tjera Harito duke ngjallur zemërim në radhët e opozitës.

Ajo tha se po ua kujtonte këtë për hedhur poshtë pretendimet e opozitës se janë larguar 7 mijë vetë nga puna. “Ndërkombëtarët ju kanë kërkuar listat me emrat e personave që janë larguar nga administrata, dhe ju nuk keni paraqitur asnjë listë. Nuk keni paraqitur asnjë listë, pasi nuk dispononi asnjë shifër reale mbi ato që deklaroni”, theksoi Harito.

Deputeti republican Fatmir Mediu replikoi me Hariton duke e quajtur pa vend nga ana e saj përmendjen e grave e kunatave në sallën e Kuvendit.

“Eshtë për të ardhur keq për qeverinë dhe ju ministre Harito. Gruaja ime punon që në vititn 1992 në një administratë, por është e turpshme që ju merreni me gjëra të tilla dhe shpifje. Si kam thënë asnjëherë dikujt në paralament se ku i punojnë kunatat apo jo. Ju kërkoj si ministre se nëse ka shkelje minimale nga ana e bashkëshortes time, merrni masa, por nëse ecni me ligjin e 1945 atëherë bëjni si në atë kohë. Nuk e prisja kurrë këtë gjykim nga ju, duhet të shikoni më shumë qëndrimet që mbani”, tha Mediu.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama