Ministria Parku nuk eshte demtuar

Ministria: Parku nuk eshte demtuar

Ministria e Kulturës ka reaguar dje përmes një deklarate për shtyp, lidhur me shqetësimin e shprehur nga Forumi për Trashëgiminë Kulturore mbi aktivitetin e parashikuar nga kompania “Bankers Petroleum Albania Ltd” në ambientet e Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Përmes disa fotove shihen skelat e ngritura dhe gjithçka tjetër çfarë i duhet një hapësire për të krijuar një festë. “Me përgjegjësi të plotë profesionale sqarojmë se të gjitha strukturat e ngritura deri tani në territorin e Parkut Arkeologjik Apolonia në kuadër të eventit të “Bankers Petroleum Albania Ltd” janë me karakter reversibil dhe çka është më kryesorja, në asnjë rast të vetëm nuk përbëjnë rrezik për dëmtimin e monumenteve. Me qëllim shmangien e kontaktit fizik me monumentet, të gjitha strukturat provizore metalike (të lehta) janë të mbështetura mbi platforma druri dhe gome”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Sipas saj, konform Kartës së Veronës janë marrë të gjitha masat për kufizimin e numrit të personave pjesëmarrës në këtë aktivitet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama