Ministria e Brendshme jep detajet e aksidentit Presim ekspertizen

Ministria e Brendshme jep detajet e aksidentit: Presim ekspertizen

Kur deputeti Sokol Olldashi po përcillet në banesën e fundit, Ministria e Brendshme ka dhënë versionin e saj zyrtar për aksidentin, që i mori jetën deputetit të PD-së. Në njoftimin për shtyp të ministrisë bëhen të ditura detajet e këtij aksidenti dhe gjithashtu bëhet e qartë se nuk ka pasur një person të dytë në këtë aksident sicc u fol në fillim të ngjarjes. Ministria sqaron se pritet përfundimi i hetimeve dhe ekspertizës për të bërë publike shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi për shtyp i Ministrisë:

“Në datë 20.11.2013 në rrugën interurbane dytësore, Tiranë – Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit Sokol OLLDASHI, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti autoveturë i markës “Benz Mercedez”, me targa AA 003 NH i drejtuar nga deputeti Sokol Olldashi ka qënë duke udhëtuar në drejtimin e lëvizjes Elbasan – Tiranë.

Policia është njoftuar për këtë aksident rreth 21:20 të ditës së djeshme. Pranë Sallës së Komandimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë ka ardhur njoftimi se në dalje të tunelit të Krrabës në drejtimin e lëvizjes Elbasan – Tiranë  një mjet kishte dale nga rruga. Në ora 21:28 në vendin e ngjarjes kanëmbërritur shërbimet Policisë Rrugore që mbulonin këtë aks rrugor dhe pak minuta më pas edhe shërbimet e tjera të Drejtorisë së Policisësë Qarkut Tiranë si dhe grupi hetimor. Të gjitha veprimet proceduriale u drejtuan nga Prokurori i Rrethit i Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranëështë caktuar grupi i ekspertëve autoteknikë, të cilët do të realizojnë aktin e ekspertimit për të përcaktuar dinamikën e aksidentit si dhe shkaqet e ndodhjes së tij.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama