Monumenti i cili pas restaurimit me para të Ministrisë së Kulturës ishte shndërruar në objekt të betonuar, do të zhbetonohet. Pas raportimit të gazetës për betonimin e Hanit të Qerim Qerimit në fshatin Verbicë të Zhegocit, ky institucion i ka kërkuar kompanisë që kishte kryer punimet që të fillojë punën për së dyti. Kësaj radhe, sipas planit që kompania nuk e kishte respektuar. Projekti që është realizuar nëpërmjet Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjilan, dhe ka kushtuar 10 mijë euro, parashihte që suvatimi i objektit nga jashtë e brenda të bëhej me lloç tradicional.
Por, në fund objekti ishte betonuar. Për këtë, pronari i kompanisë “Pleqja”, sikurse edhe Ministria e Kulturës, fajin ia hedhin pronarit, i cili, sipas tyre, kishte ndërhyrë gjatë procesit të punës. E puna për zhbetonimin e objektit që ndodhet në Listën e përkohshme për mbrojtje të monumenteve, sipas pronarit të kompanisë, nuk do të fillojë deri në pranverë të vitit të ardhshëm, për shkak të kushteve klimatike. Hani i cili në listë figuron me emrin “Hani i Shefkiut” e në databazën e trash(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)