Ministria e Kultures nuk financon Panairin e librit

Ministria e Kultures nuk financon Panairin e librit

Panairi i librit “Tirana 2014”, nuk do të financohet nga Ministria e Kulturës. Projekti për ngjarjen tashmë tradicionale të librit, çdo nëntor nuk ka kaluar në 247 projekte të paraqitura për mbështetje nga ana e Ministrisë së Kulturës. “Projekti juaj nuk është përzgjedhur. Ndonëse Ministria do të donte që të kishte mundësi të mbështeste më shumë projekte, buxheti në dispozicion na vuri përpara përgjegjësisë që të përzgjidhnim 68 nga 247 projekte të paraqitura”, thuhet në e-mail-in drejtuar Shoqatës së Botuesve nga ana e Ministrisë së Kulturës. Shoqata e Botuesve ka reaguar duke e quajtur këtë vendim të “nxituar”. “Nuk e kuptojmë se si Ministria e Kulturës nuk mbështet aktivitetin më të rëndësishëm kulturor të vitit, sikurse është Panairi i Librit, Tirana 2014! Nuk po nxitohemi ende të përdorim epitetin e merituar për këtë qëndrim, të cilin e konsiderojmë të nxituar dhe ende të mundshëm për t’u korrigjuar”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Botuesve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama