Objekteve të trashëgimisë kulturore të Mozaikut të Tiranës i është shtuar një këmbanë e vitit 1957. Një qytetar i ka dorëzuar ministrisë së Kulturës, objektin e bakrit me peshë 40 kilogramë, të cilin e mbante prej 10 vjetësh dhe kujdesej për ta ruajtur në gjendje të mirë.
Kambana i përkiste Kishës Katolike, që ndodhej brenda kalasë se Krujës. Ajo konsiderohej e zhdukur, por, Tomorr Merlika e kishte ruajtur atë ne bodrumin e shtëpisë të tij, që prej viteve ’90, pas zjarrit qe përfshiu kishën dhe zgjodhi Ditën e Trashëgimisë Kulturore për t’ia kthyer shtetit.
Në shenjë mirënjohje ndaj këtij gjesti, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka dhënë qytetarit një Çertefikatë Mirënjohje”, duke theksuar se ky është një shembull që duhet ndjekur. Sipas ministres Kumbaro, ndërgjegjësimi i qytetarëve lidhur me mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore është një hap që do të pasohet me tej me angazhime konkrete, për të ndëshkuar ata që dëntojnë këto objekte.
Duke shprehur falënderime për Çertefikatën e marrë nga Ministria e Kulturës, qytetari i cili dorëzoi këmbanën disavjeçare, tha se “unë si qytetar kam bërë detyrën time. E kam ruajur me kujdes këtë këmbanë, pasi nuk donim që të binte në duart e dikujt të papërgjegjshëm, jam i lumtur që sot këmbana nuk është në bodrumin tim, por aty ku shfaqen më mirë vlerat e saj”.
Kumbaro tha se “ky është një gjest që duhet të përshëndetet, pasi tregon rëndësinë e mbrojtejs së thesareve të trashëgimissë kulturore.
Ne sot bëmë publik edhe një faqe online “shpëtothesarin.com” ku të gjithë mund të denoncojnë çdo dëmtim që mund t’i bëhet objektevbe të tashëgimisë kulturore kudo që ndodhen. Kështu do mbrohen ato objekte që janë vlerë e vendit, dhe trashëgimisë kulturore.
Hapi i parë konkret në ditët e parë të detyrës dhe sfidës që kemi marrë përsipër është mbrojtja e trashëgimisë dhe rivitalizimi i saj. Ky është vetëm një hap sensibilizimi i qytetarëve lidhur me vlera e trashëgimisë kulturoe. Ndërsa do vijohet me hapat të tjerë për të konkretizuar mbrojtjen e këtyre vlerave. Dhunuesit do të vihen para drejtësisë”, u shpreh Ministrja Kumbaro.
E ndërkohë, në protalin në fjalë kanë nisur edhe denoncimet e para me imazhe si gërmimet në zonat arkelogjike të Durrësit apo dëmtimi i afreskeve në Kishën e Shën Premtes Valesh në Elbasan.