Ministria e Mjedisit gjobit Drejtorine e Rrugeve

Ministria e Mjedisit gjobit Drejtorine e Rrugeve
Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit gjobisin me vlerën 1 milion lekë të reja subjektin që po shkul pemë në zonën e parkut të Liqenit Artificial. Gjoba është për kundërvajtje administrative. Firma e përzgjedhur për rikonstruksionin e Rrugës së Elbasanit po punon pa leje mjedisore, nuk disponon asnjë dokument që të vërtetojë se para shkuljes së drurëve ka marrë leje pranë instancave dhe strukturave të posaçme. Inspektorati Mjedisor ka konstatuar nga firma shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.

Në rast se subjekti nuk paguan gjobën, atëherë strukturat mjedisore do të bëjnë sekuestrimin e pasurive. Pas kësaj, hapi i fundit që parashikon ligji është mbyllja njëherë e mirë e aktivitetit.

Deklarata e Bashës

Që punimet për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit kanë nisur pa leje ndërtimi dhe pa leje mjedisore kjo është pranuar nga vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak dy ditë më parë. Kryebashkiaku ka pranuar se punimet kanë nisur me një shpejtësi të beftë edhe për të, dhe çështja e lejes është një çështje që mbetet pezull mes Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH-së.

“Çështja e lejes është një çështje që qëndron pezull midis Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH-së”, ka deklaruar Basha në diskutim e sipër me dy përfaqësues të shoqërisë civile, Xhemal Maton dhe Artan Lamen.

“Shpejtësia me të cilën është lëvizur për të nisur punimet ishte e beftë edhe për ne. Unë e mora vesh nga shtypi se punimet kishin filluar. Do të doja të isha aty jo për të prerë shiritin, por për të qenë bashkë me komunitetin, i cili ka qenë dhjetëra herë në zyrën time, të nënkryetares dhe drejtorëve të tjerë për t’u marrë me çështjet e shpronësimit dhe jemi marrë një më një me çdo familje për muaj me radhë, jemi marrë një më një me të gjithë pronarët”, deklaroi kreu i bashkisë. Ndërkohë që mjedisorët kanë firmosur gjobën për mungesë së lejes mjedisore dhe shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.

Gjoba e mjedisorëve

Sipas dokumentacionit, gjoba duhet të derdhet në llogarinë bankare Nr. 0102030780 të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Një kopje e mandatpagesës i dorëzohet Inspektoratit të Mjedisit. Për çdo ditë vonesë, pas plotësimit të këtij afati dhe deri në një afat 30-ditor, kundërvajtësi detyrohet të paguajë përveç gjobës, një shumë të barabarte me 10 për qind të vlerës së saj. Me kalimin e afateve ligjore, legjislacioni në fuqi parashikon sekuestrim mbi pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme të të dënuarit.

Në mbështetje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit, subjekti që nuk zbaton tërësisht afatet ligjore, masat dhe sanksionet e vendosura nga Inspektorati i Mjedisit, kryeinspektori ose ministri i Mjedisit urdhëron pezullimin ose mbylljen e përhershme të veprimtarisë.

Deklarata e Bashës

“Shpejtësia me të cilën është lëvizur për të nisur punimet ishte e beftë edhe për ne. Unë e mora vesh nga shtypi se punimet kishin filluar. Do të doja të isha aty jo për të prerë shiritin, por për të qenë bashkë me komunitetin, i cili ka qenë dhjetëra herë në zyrën time, të nënkryetares dhe drejtorëve të tjerë për t’u marrë me çështjet e shpronësimit dhe jemi marrë një më një me çdo familje për muaj me radhë, jemi marrë një më një me të gjithë pronarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama