Ministria e mjedisit Do merren masa te ashpra per ata qe demtojne pyjet

Ministria e mjedisit: Do merren masa te ashpra per ata qe demtojne pyjet
Ministria e mjedisit ka lajmëruar masa të ashpra për ata që prekin pyjet shqiptare. Sipas Arsen Proko, drejtor i drejtorisë së pyjeve dhe kullotave, në vitin 2010 kanë qënë 225 kompani që ishin të licensuara për të operuar në pyjet shqiptare ndërsa këtë vit numri i tyre është reduktuar në 16-të. Sipas tij Shqipëria është një vend i cili po zhvishet prej kurorës së gjelbër, duke humbur çdo ditë dhe më shumë pyjet e saj. Zonat më të prekura nga prerja e pyjeve në mënyrë të papërgjegjshme janë ajo e Devollit, Burrelit, Mokërr, etj. Ndërsa për sa i përket sipërfaqeve të mbjella me pyje të reja, Proko deklaroi se përgjatë vitit 2011 janë mbjellë 6 mijë hektarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama