TIRANË 17 Nëntor/ATSH/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte sot në Ambasadën Franceze në Tiranë. Ajo u prit nga ambasadori i Republikës së Francës, Bernard Fitoussi, të cilit ministrja Kodheli i shprehu keqardhjen e thellë për sulmin terrorist që ka ndodhur para pak ditësh në Paris.
Më pas, e shoqëruar nga ambasadori Fitoussi, ministrja Kodheli ka lënë shënimet e saj në Librin e Ngushullimeve, ku edhe njëherë shprehu ngushullimet e saj për popullin francez dhe për Republikën Franceze për viktimat nga sulmet terroriste që u shkaktuan pak ditë më parë në kryeqytetin francez, duke nënvizuar kurajon dhe vendosmërinë për të përballuar këtë ngjarje të rëndë dhe qëndresën e popullit francez për të ruajtur paqen dhe lirinë. /gj.m/f,n.