Cila është mosha mesatare e personave që zgjedhin miqësitë e bazuara mbi seks? "Nga 30-35 vjeç, më të rinjtë zakonisht nuk i parapëlqejë kënaqësitë e erosit të pashoqëruar nga përfshirja emotive", tregojnë seksologët.
Prishja e këtyre raporteve është e pashmangshme kur njëri prej partnerëve dashurohet me një person të tretë?
Megjithatë burrat shumë më tepër se gratë tolerojnë në këtë drejtim, dhe u pëlqen t'i kenë këmbët të mbështetura në dy shtretër. "Kjo, sepse mashkulli në dëshirën e tij për transgresion kërkon kështu t'i konfirmojë vetes dëshirën për autonomi. Kur arrin të joshë gra të tjera është njësoj si t'i thotë shoqes së tij: "Nuk e kam dorëzuar jetën time në duart tuaja, nuk e kam humbur pushtetin tim, bëj si të dua dhe kur të dua". Kurse gruaja që zakonisht nuk e përjeton një marrëdhënie të qëndrueshme si formë varësie të njërit nga tjetri nuk ka nevojë t'i tregojë asgjë askujt.