Miqesorja e pare e Bajernit Anceloti i beson nje lojtari shqiptar

Miqësorja e parë e Bajernit, Ançeloti i beson një lojtari shqiptar

Një futbollist shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Karlo Ançelotit në akademinë e Bajern Mynih dhe trajneri italian nuk ka ngurruar t'i japë atij hapësira që në ndeshjen e patë të sezonit.

Meritan-Shabani

Futbollisti në fjalë quhet Meritan Shabani dhe është një mesfushor 17 vjeçar me tipare sulmuese i cili prej disa vitesh është pjesë e akademisë së bavarezëve.

Ky është një konfirmim për lojtarin, pasi edhe Pep Guardiola e kishte marrë shpesh në stërvitje me ekipin e parë gjatë vitit të kaluar futbollistin e talentuar, i cili kishte treguar vlerat e tij edhe në UEFA Youth League.

Sot, në miqësoren e parë të Bajern Mynih nën drejtimin e Karlo Ançelotit kundër Lipshtad, Shabani qëndronte në stolin e rezervave. Ai u aktivizua në minutën e 62-të të sfidës, duke zënë vendin e Çabi Alonsos në mesfushën e kampionëve të Gjermanisë, në ndeshjen që përfundoi me shifrat 4-3 për Bajernin.

meritan shabani

Mungesa e disa titullarëve që janë ende me pushime si dhe dëmtimi i radhës i Arjen Roben (luajti vetëm 35 minuta në këtë sfidë), do t'i japë mundësinë Shabanit të aktivizohet përsëri në miqësoret në vazhdim para syve të një trajneri me shumë emër si Karlo Ançeloti.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama