Trajneri italian Andrea Agostineli e nis me humbje aventurën e tij me kampionët e Shqipërisë, edhe pse në një takim miqësor. Pas ikjes së Mirel Josës, ish-trajneri i Partizanit prej disa ditësh ndodhet në krye të stolit korçar.
Ndeshja
Skënderbeu humbi ndeshjen e parë miqësore me Rijekën. Takimi i luajtur pasditen e së mërkurës në Austri përfundoi me rezultatin 2-1.
Rijeka kaloi në avantazh në minutën e 20´ me anë të Misiç, ndërsa Matei dyfishoi shifrat tetë minuta më pas. Korçarët ngushtuan rezultatin me anë të Xhejmsit në minutën e 35'.
Aktualisht, korçarët kanë programuar edhe dy takime të tjera miqësore, më 3 korrik përballë Karabak të Ansi Agollit dhe më 5 korrik ndaj Makabi Tel Aviv. Kampionët e Shqipërisë janë në pritje të vendimit të KAS-it nëse do të luajnë në Champions ose jo.