Nga studimi i realizuar u zbulua se aktiviteti social luante një rol të rëndësishëm, pasi lidhej me aftësitë mendore dhe të menduarit. Studimet e mëparshme kishin gjetur se izolimi social është të paktën po aq vdekjeprurës sa është pirja e duhanit – dyfishon rrezikun e vdekjes më të hershme – dhe personat më të shoqërueshëm janë në rrezik më të ulët nga sëmundjet, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Në fakt të kesh lidhje të forta miqësore dhe familjare redukton rrezikun e vdekjes së mëparshme më shumë se sa të merreni me ushtrime apo të evitoni obezitetin.
Shoqërimi largon stresin, dhe ka një lidhje të fortë midis stresit dhe problemeve të trurit ndërsa ne plakemi.