Miratimi i lejeve per ndertimin e dy HEC-eve kercenon demtimin e Kanionit te Langarices ne Permet

Miratimi i lejeve per ndertimin e dy HEC-eve kercenon demtimin e Kanionit te Langarices ne Permet

Deputeti i PS-së Auron Tare ka denoncuar sërish  kërcënimin që i kanoset Kanionit të  Langaricës në Përmet pas lejes së ndërtimit të dy HEC-eve te miratuara nga Qeveria Berisha.

“Ajo që  të lë pa gojë në këtë projekt është fakti se investitorët dhe shteti nuk kanë bërë asnjë studim mbi vlerat kulturore dhe ambjentale të këtij Kanioni. Në këtë zonë jo vetëm janë banjat termale të famshme të Benjës, por janë diku tek 10-12 shpella të pa eksploruara ende të cilat kanë materiale arkeologjike shume të hershme duke i bërë ato një potencial shumë të rëndësishëm për studime dhe turizëm kulturor”, shkruan Tare.

Sipas tij, “ Duhet një debat i hapur me komunitetin mbi ardhmerinë e këtyre investimeve pasi nëse Kanioni i Langarices do të dëmtohet kemi një humbje të madhe për natyrën shqiptare dhe një humbje të madhe për zonen e Permetit si një zone me të ardhme turistike”, nënvizon ai./A.XH


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama