Miratohen kuotat e universiteteve 27.5 mije studente te rinj

Miratohen kuotat e universiteteve, 27.5 mije studente te rinj
Rreth 27.5 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e 13 universiteteve publike, pra do të jenë rreth 10% më tepër studentë se vitin e shkuar. Këto janë kuotat që ka miratuar dje Këshilli i Ministrave duke u mundësuar maturantëve më tepër se 70% mundësi për të vijuar studimet e larta, në rreth 300 programe studimi që ofrojnë universitetet publike.

Kuotat më të larta janë në fushën e informatikës, shkencave natyrore, Matematikës dhe Fizikës, pasi zënë rreth 1/3 e kuotave, pra do të pranohen rreth 16- 20% studentë më tepër se viti i shkuar. Në fushën e IT- së pritet të pranohen rreth 4700 studentë ose rreth 17% të numrit total të kuotave të reja, ndërsa një kuotë prej 9% zënë gjuhët e huaja, ku mbizotëron dega e gjuhës angleze.

Ndërsa mbi studentët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, janë 700 kuota, po ashtu ka 20 kuota për studentët e komunitetit egjyptian dhe rom.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama