Gjendja alarmante dhe mungesa e vendeve për varreza, ka bërë që çështja të diskutohet në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Ditën e sotme është miratuar në parim pr/ligjin për varrezat, i cili parashikon djegien e trupit. Ky ligj i ri parashikon ndër të tjera ngritjen e varrezave historike dhe kulturore. Pra, i njeh komuniteteve fetare të drejtën për të ngritur varreza. Pritet që ky pr/ligj të shqyrtohet nen për nen javën e ardhshme.