Miratohet shkarkimi i Zana Xhukes

Miratohet shkarkimi i Zana Xhukes

Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin për shkarkimin e Zana Xhukës, nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së. Me 16 vota pro, komisioni miratoi raportin e ngritur nga parlamenti në nëntorin e vitit të kaluar. Sipas këtij raporti emërimi i Zana Xhukës në postin e kryeinspektores është i pavlefshëm dhe propozon shkarkimin e saj nga ky post.

Raporti u miratua vetëm nga deputetët e mazhorancës, pasi opozita braktisi mbledhjen. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kërkoi që seanca të ndërpritet, pasi, sipas tij, grupi i punës është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Ai theksoi se ky grup pune do të fshehë interesa të paligjshme. Sipas Bylykbashit grupi i verifikimit të ILDKP-së është farsë, pasi rregullorja nuk parashikon grup kontrolli.

Ndaj Xhukës është bërë një propozim për shkarkim nga ana puna, me arsyetimet, keqmenaxhim dhe paaftësi profesionale në drejtimin e ILDKP-së, mungesë e arsimit përkatës, konflikt i thelluar me vartësit, ulje drastike të performancës së institucionit, si dhe bllokim të aktivitetit të tij, por edhe shkelje me dëm financiar në arkën e shtetit e punësim të jashtëligjshëm të 8 nëpunësve.

Më 12 nëntor 2013 komisioni i Ligjeve, me votat e maxhorancës, miratoi ngritjen e një grupi kontrolli të përbërë nga pesë deputetë(3 nga shumica dhe 2 nga opozita), për të ushtruar një kontroll në këtë institucion kushtetues. Vendimi i komisionit erdhi pas ankesave të depozituara në kuvend nga një grup punonjësish të ILDKP-së, të cilët parashtruan shqetësime serioze lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama