Ndaj Frasheri eshte bere Vatra e Kombit, vatra e shqiptarizmes, e perparimit dhe e dijes, e poezise, e kultures; e nderit dhe e krenarise kombetare. Ketu çdo lis e bredh, çdo plis e porte, çdo flutur e blegerime; çdo koder e bregore, çdo gur e manushaqe, gjithçka qe te ze syri rrjedhin e gurgullojne poezi... Kushdo qe vjen ketu, do te mbytet ne kete det poetik...te bukurive, te blerimit te natyres, te deliresive te shpirtit te madh shqiptar, te veprave dhe guximit atdhetare, te enderrimeve parajsore dhe deshirave te zjarrta per ta pare Shqiperine zonje..Kur vjen ketu e njeh dhe e sheh me sy vepren e madhe poetike dhe atdhetare te Naimit, te Abdylit, te Samiut, te Baba Alushit, te mbare Rilindjes Kombetare.
Kjo vater e shenjteruar, te bekon e te jep shpirtin shqiptar. eshte Vatra e Kombit, eshte Meka e Jerusalemi yne... Frasheri, ketu, edhe pse i braktisur e i rrenuar, na pret krahehapur te gjitheve. Le ta shohim me syte tane e le te marrim detyrat tona per ta njohur, per ta nderuar, per ta ruajtur e trasheguar neper breza Frasherin dhe vepren e frasherllinjve.Frasheri eshte qendra e Komunes qe perfshin fshatrat e krahines malore te Dangellise. Migrimi dhe emigrimi e ka goditur rende tere zonen. Aktualisht, fshatrat jane, por braktisen. Duket i frikshem ky migrim. Me ikjen e njerezve, do te heshte dhe historia e tradita kulturore dhe atdhetare.
Komuna Frasher, me kryetar z. Tomorr Kotorri, qe e ndjen dhe e sheh kete realitet, ka bere e po ben ç’ka mundur per te sensibilizuar opinionin dhe pushtetin lokal e qendror, ka hartuar projekte, ka propozuar ide dhe rruget e mundshme per ta ruajtur Frasherin. Komuna ka perpunuar idene (me projekte konkrete), per ta kthyer Frasherin ne nje qender turistike e muzeale, me mjedise kulturore, mjeko-kurative, argetuese e turistike. Keto projekte jane te njohura dhe ndodhen mbi tryezat e dikastereve perkatese te shtetit dhe pushtetit. Frasherit i duhet se pari rruga. Frasheri duhet te jete ze i veçante ne zhvillimin e ekonomise se vendit. Nje komune dhe nje pushtet lokal nuk mund ta perballoje projektin: “Per ruajtjen dhe zhvillimin e Frasherit.”Personeli i Komunes dhe z. Tomorr, me kembengulje dhe me nje angazhim te madh atdhetar, brenda mundesive te tyre, nuk kane reshtur pa terhequr vemendjen e mbare kombit, me veprimtari te pervitshme , qe nga viti 2004. Ne keto aktivitete jane bere bashkepunuese, jo vetem organet shteterore, por edhe institucione te larta kulturore, akademike te mbare trevave shqiptare.
Akademike e studiues, nxenes shkollash e njerez te zakonshem, kane ardhur e kane ndjekur veprimtarite qe organizohen e zhvillohen ketu ne Frasher: Me 18 qershor 2004, Komuna Frasher, veç koncerteve dhe recitaleve, organizoi edhe veprimtarine kombetare me teme: “Sami Frasheri – emblema e Diturise se Shqiperise” Me 25 maj 2005, u zhvillua veprimtaria kombetare per figuren e Naimit, me temen: “Vepra e Naimit, e gjalle dhe udherrefyese dhe emblematike ... “ Me 10 qershor 2006, veprimtaria me teme: “Abdyl Frasheri dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit”Me 25 maj 2007, veprimtaria kombetare : “ Mid’hat Frasheri – eruditi, publicisti i shquar i kultures shqiptare.”Me 25 maj 2008, veprimtaria po kombetare:” Frasheri dhe Prizreni – vatra madhore te historise kombetare”.Me 25 maj te vitit 2009, veprimtaria” “ Shqipja dhe Frasherllinjte- nje veper madhore per kombin.”Edhe kete vit, me 25 maj 2010, ne vazhdimesi, Komuna e Frasherit, ne bashkeveprim me : Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, me Qendren Kulturore - Permet, organizuan nje sere aktivitetesh: me recitale poetiko-muzikore me nxenesit e shkollave te mesme, te ardhur nga Prizreni, Suhareka ; nga shkolla e mesme S. Frasheri – Permet, nga shkolla 9-vjeçare “ Meleq Gosnishti “ – Permet, nga nxenesit e shkollave te zones se Dangellise, nga grupet popullore, te zones, me deklamime te poeteve pjesemarres, me pershendetje e mesazhe nga pjesemarresit e atij pelegrinazhi te madh.Dita ishte e bukur dhe Frasheri u mbush si asnjehere me njerez te gezuar.
Ndiheshe vertete si ne nje Feste kombetare...Te ardhurit, me kostumet e tyre, me plisat e bardhe ne koke, sillnim mesazhin e bashkimit dhe te vellazerimit, te dashurise dhe krenarise kombetare. Grupet e orkestrave dhe te kengetareve, sollen tere kenget e trevave shqiptare... Ajo qe deshironin te arrihej nga organizatoret u be realitet. Ishte vertete nje feste e bukur, e madhe, me aq shume pjesemarres, te bashkuar e te vellazeruar, qe zgjonte shume emocione atdhetare. Shtepia e vellezerve Frasheri i kishte hapur portat kat me kat. Vizitoret, nga te gjitha moshat hynin lirshem: lexonin stendat, fotografoheshin prane tyre, uleshin ne dhomen e miqve, ndiheshin vizitore te rendesishem . Dilnin ne oborrin e shtepise e prane Busteve te mrekullueshem te Abdylit, Naimit, Samiut, kendonin recitonin, benin fotografi e ndiheshin si ne shtepine e tyre, e ne krah te burrave te shquar te kombit....
Dhe e tere kjo ishte vertet mbreselenese, sepse kishte fytyren e nje feste familjare. Kjo kerkohej dhe kjo u arrit. Dhe pikerisht ketu duhet te gjejme vleren e vertete te ketyre aktiviteteve .Ne mjediset e Teqese historike te Frasherit, veç vizitave, ne mjediset e saj, ishte shtruar edhe nje kokteil. Atje priste mysafiret me perzemersi edhe Baba Hekurani, i degjuar per kontributin e shquar ne Teqete e Alipostivanit, te Permetit dhe te Frasherit. Ne sallen e rikonstruktuar, ku Abdyl Frasheri, mblodhi Kuvendin e Deges se Lidhjes se Prizrenit, per Shqiperine e Jugut, u organizua edhe Konferenca Shkencore me temen: ”Naim Frasheri –emblema e identitetit dhe krenarise kombetare”, me rastin e 110 –vjetorit te vdekjes se Poetit .Kumtuesit Shaban Sinani, Xhevahir Spahiu e Artur Shkurti, Ali Aliu, Arjan Leka, Moikom Zeqo, Laurant Bicaj, Kastriot Bezati, Alfred Frasheri, Ylli Hoxhaj, sollen prurje te reja per tematiken e Konferences.
Pjesemarres ishin edhe perfaqesues te pushtetit vendor, te Prefektures dhe Nenprefektures, te Bashkise Permet e Kelcyre, Kryetaret e Komunave te Permetit, perfaqesues te forcave politike te rrethit, te shoqatave kulturore e Atdhetare: “Permeti”, “Dangellia”, “Deshnica”, “Tomorri”.Kishin ardhur edhe studiues, nxenes te shkollave te mesme nga Suhareka, Rahovec, Prizreni. Konferencen e pershendeten: studiuesi Kaim Myrtyc, dhe kryetari i Keshillit Komunal te qytetit te Struges. Edhe Kryegjyshata boterore Bektashiane kishte perfaqesuesin qe pershendeti ne emer te Kryegjyshit: Dede Reshat Bardhi...Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve e perfaqesuan Poeti permetar Bardhul Londo dhe zoti Gazmend Mullai.
Te derguar te qeverise ishin: zoti Ferdinat Pone, zv.ministri i pushtetit lokal dhe zoti Adriatik Alimadhi, zv.minister i Puneve Publike e Transportit. Pershendetjet e tyre ishin dashamirese, premtuese dhe vleresuese per aktivitetin dhe misionin e tij, si dhe per te ndihmuar projektet e zhvillimit turistik te Frasherit...Veçanerisht zoti Pone, qe vinte per here te pare ne Frasher, bashkebisedoi me pjesemarresit, ne dhomen e pritjes se Shtepise Muze, ne Konferencen shkencore, me grupe njerezish, dhe shprehu emocione dhe mendime te vyera. Pjesemarresve te Konferences Shkencore, kryetari i Komunes, zoti Tomorr Kotorri, kete here, u dhuroi studimin e historianit frasherlli, Kristo Frasheri, me titullin kuptimplote, “Frasheri- shkelqimi dhe rrenimi i tij“.
Per nxenesit e shkollave te mesme te rrethit te Permetit, Komuna Frasher dhuroi 80 libra, te autorit Nasho Jorgaqi, me titull: “Vellezerit Frasheri dhe vendlindja e tyre. “Edhe mikpritja e miqve, u organizua sipas tradites se zones. Gjithashtu , ne emer te te gjithe pjesemarresve, z. Tomorr falenderoi sponsorit: MTKRS; INSIG; OST, zoterinjte biznesmene Ikmet Kotorri, Landi Dama, Hazbi Mancellari, Koçi Gjata, Dashnor Duçka, Ligor Liço, dhe Shoqaten e Komuniteteve.Ne keto veprimtari mori pjese edhe akademiku e poeti i shquar, Xhevair Spahiu. Xhevairi kurre nuk i ka munguar Frasherit. Edhe semundja e rende nuk mund ta ndalonte djalin e Dangellise... Erdhi dhe u takua me Naimin, Abdulin e Samine. U perkedheli bustet, mori uraten e Teqese se Shenjte dhe qendroi si kryetar nderi ne tere veprimtarite, edhe ne Konferencen Shkencore.