Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa ka marrë një lajm të keq pas përfundimit të ndeshjes me Tërbunin ku ekipi i tij humbi me rezultatin 2-3. Atij i është komunikuar nga njerëz të afërm se ka humbur babain e tij, i cili është ndarë nga jeta menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Lajmin e ka pohuar vetë trajneri bardhekuq për "Panorama Sport" i cili menjëherë është nisur Tiranës për t'i qëndruar pranë familjes së tij. Nuk dihen ende arsyet e vdekjes së babait të Josës, ka pasur ndonjë smundje, apo ka ndodhur nga tronditja pas humbes me Tërbunin.