Miresevini ne kampusin Brovina - 44 kafene 0 dushe!

'Miresevini ne kampusin Brovina - 44 kafene, 0 dushe!'
Një grup të rinjsh të FRESSH, ndërmorën sot në orët e para të mëngjesit, një nisëm sensibilizuese për sa i përket gjendjes së arsimit në Shqipëri. Të rinjtë eurosocialistë vendosën në Qytetin e Studentit parullën me mbishkrimin: “Mirësevini në kampusin Brovina - 44 kafe, 0 dushe”.

Sipas tyre, Qyteti i Studentit, sot po rrënohen prej lagështisë, klientelizmit ndaj biznesit dhe lënies pas dore nga ana e shtetit. Sot qëndrimi në konvikt kushton 490 mijë lekë për student. Për të rinjtë eurosocialistë, kjo shifër është e pajustifikueshme nga fakti se nuk ka pasur asnjë përmirësim kushtesh, edhe pse çmimi është rritur.

Nëpër bujtinat e Qytetit të Studentit, banjat janë në një gjendje të padurueshme; dhomat e vogla me lagështi nuk e njohin “wireless-in” edhe pse trumbetohet nëpër media një “Shqipëri Dixhitale”. Nisma e sotme e FRESSH ishte fillimi i një fushate sensibilizuese për problemet që përballen sot të rinjtë shqiptarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama