Pak orë para mbëritjes në aeroportin Nënë Tereza, kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen kancelares gjermane Angela Merkel. Në një postim në rrjetin social Twitter, shefi i qeverisë thekson se kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë.
“Ditë e shënuar për vendin tonë vizita e parë dypaleshe e një kancelari të Gjernanisë në Shqipëri! Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel”, shkruan Rama.