Mis Serbia Pozova me Aferditen por Kosova eshte Serbi

Mis Serbia: Pozova me Aferditen, por Kosova eshte Serbi
Duke iu referuar sondazheve të ndryshme të kryera “on line”, Afërdita Dreshajt, Mis Kosovës, ia vlen t’i trembet çdo konkurrente tjetër në “Miss Universe”, sepse në çdo klasifikim ajo renditet shumë mirë me pikë. Por modelja e bukur ka marrë përsipër edhe një mision tjetër, që e ka theksuar përherë nëpër intervistat e saj në Shqipëri: atë të njohjes së mëtejshme të shtetit më të ri në botë, Kosovës. Gjatë përgatitjeve për ngjarjen  e madhe të 12 shtatorit, Afërdita është takuar dhe ka pozuar edhe me Mis Serbinë, Anja Sranovic, sepse kur vjen puna te bukuria, nacionalizmat ekstreme dhe hendeqet e tjera bien poshtë! Fatkeqësisht, këtë gjest kortezie nuk ka mundur ta mirëkuptojë Serbia, që ka reaguar me nota të theksuar nacionalizmi. Duket se këtë foto ku vajzat shihen të përqafuara, e ka komentuar me nota nacionaliste vetë biondina e bukur e “Mis Serbisë”, Anja  gjatë një citimi për gazetën serbe “Kurir”. “Kjo fotografi është bërë gjatë pauzës mes dy xhirimeve.

Organizatori i ngjarjes kërkon mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes vajzave dhe kështu fotografimi me cilëndo vajzë, nuk ka lidhje me politikën”, - ka deklaruar Anja Sranovic, duke shtuar se ka mbetur e shtangur me propozimin e organizatorit që i ka ftuar vajzat të pozojnë së bashku. “Do të ishte e pandershme t’ia mbathja para të gjithëve, duke mos pranuar të dalë në fotografi. Unë e mbështes me gjithë zemër politikën dhe luftën e vendit tim, kështu që kjo foto nuk është kurrfarë njohjeje e shtetit të Kosovës, por sjellje kulturore në nivelin personal. Kur do të flas zyrtarisht, unë do të them se Kosova është Serbi”, - ka deklaruar Misi serb. Me Mis Serbinë ka pozuar gjithashtu edhe Xhesika Berberi, shqiptarja e bukur që përfaqëson vendin tonë në këtë kompeticion botëror.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama