Mishi sjell pubertetin e hershem

Mishi sjell pubertetin e hershem
Sipas një studimi të kryer në Universitetin Brighton në Britani të Madhe, tregon se proteinat nga mishi nuk janë gjithmonë të dobishme. Pasi nga rezultatet e tij pohojnë se vajzat në moshë të vogël, që konsumojnë sasi të konsiderueshme të mishit, si pjesë e ushqimit të tyre, janë më të prira që t’u vijnë menstruacionet në moshë më të hershme sesa ato që konsumojnë mish më rrallë. Në bazë të rezultateve të studimit, 49% e vajzave që kishin ngrënë më shumë se 12 vakte me mish brenda javës, e kanë fituar menstruacionin e parë para moshës 12-vjeçare, ndërsa vetëm 35% e vajzave, të cilat kishin ngrënë më pak se katër vakte me mish brenda javës, e kanë fituar menstruacionin e parë në këtë periudhë. Megjithatë, autorët e studimit thonë se mishi është burim i shumë substancave ushqyese, prandaj femrat nuk duhet t’i shmangen mishit, pasi konsumimi mesatar i tij është shumë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama