Fituesja, Arnita Beqiraj, në datën 1 tetor niset drejt Londrës, ku do të bëhet fillimisht mbledhja e bukurosheve nga e gjitha bota, për të shkuar më pas në Kinë, nga dhe ku do të mbahet konkursi i Miss World (Miss Bota 2010).
Juria ka pasur përfaqësues nga fusha të ndryshme: Holta Dulaku, njëkohësisht dhe producente, Valbona Selimllari, Miss-i i parë shqiptar, Pandi Laço, moderator televiziv, Oni Pustina, model, por dhe fitues i çmimit të parë të spektaklit "Dancing with the stars" dhe si rrallë më parë, anëtar jurie ishte edhe trajneri i Kombëtares së futbollit, Joseph Kuzhe.
Regjisorja Vera Grabocka, ia doli të mos mbetej në kufijtë e një konkursi, por e shndërroi atë në një spektakël të plotë. Të ftuar specialë në mbrëmje kanë qenë: Aurela Gaçe, e cila ka udhëtuar nga Nju Jorku për të performuar në skenë. Ndërsa Oni Pustina, i cili tashmë mund të quhet dhe një "balerin", ka performuar me shoqëruesen e tij Lindën, në një balet me koreografi të çiftit Enada dhe Gerti Vaso.