Miss Angola kurorezohet si me e bukura e universit

Miss Angola kurorezohet si me e bukura e universit
25-vjeçarja nga Angola, Leila Luliana da Costa Vieira Lopes, është kurorëzuar si Miss Universi në konkursin e mbyllur mbrëmë në San Paolo, Brazil. Studentja e manaxhimit të biznesit, 1.79 e gjatë dhe me një buzëqeshje rrëzëllitëse bëhet kështu mbretëresha e 60 e bukurisë, duke lënë pas përfaqësuesen e Ukrainës, të Brazilit, të Filipineve dhe Kinës.

25-vjeçarja ka shpërthyer në lot në momentin e shpalljes fituese. Sidoqoftë nuk ka qenë publiku ai që ka zgjedhur fituesen, por juria, e cila pasi ka marrë vendimin i ka kërkuar vajzës që do të shpallej fituese të fliste pak për veten. “Jam e ndrojtur dhe e konsideroj veten një femër me  bukuri të brendshme. Jam brumosur me parime të mira nga familja ime dhe dua t’i ndjek gjithë jetën”, ka thënë ajo gjatë konkursit.

Pas kurorëzimit, Miss Universi është shprehur: “Kam ndërmend të punoj për kontinentin tim, Afrikën. Si Miss Angola jam impenjuar në programet për fëmijët fatkeqë, të prekurit nga SIDA dhe të moshuarit”. Ndërsa në lidhje me racizmin, Leila Lopes shprehet mospërfillëse. “Nuk më prek. Mendoj se janë racistët ata që kanë nevojë për t’u ndihmuar, meqë mendojnë në mënyrë të tillë”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama