Miss Bota 21 vjecarja qe donte te behej murgeshe

Miss Bota, 21 vjeçarja qe donte te behej murgeshe
Ivian Sarkos, 21 vjecarja nga Venezuela, me deshiren e femijerise per t’u bere murgeshe u kurorezua Miss Bota 2011. 21 vjeçarja e cila mbeti pa prindër në moshën 8 vjeçare, ndërsa më vonë u diplomua per Burime Njerezore u shpall fituese e garës vjetore të bukurisë të mbajtur në Londër të dielën. Ivian ishte gati te behej murgeshe kur ishte 16 vjec dhe jetonte ne jetimore qe nga mosha 8 vjecare.

Fituesja e çmimit të dytë ishte Gvendolin Ruajs nga Filipinet, ndëra në vendin e tretë u radhit Amanda Perez nga Puerto Riko. Më shumë se 120 vajza të reja nga mbarë bota morrën pjesë në “gjykatën e bukurisë” në Londër. Organizatorët thanë se gara, e cila këtë vit shënoi përvjetorin e saj të 60-të, u transmetua drejt për drejt në televizionet e 150 shteteve, ndërsa u përcoll nga një miliardë shikues. Jashtë ndërtesës ku u zhvillua gara, disa femra protestuan kundër, siç thuhej, seksizmit dhe objektivizimit të femrave në këtë ngjarje vjetore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama