Miss Globe per te pesten here ne Shqiperi

Miss Globe, per te pesten here ne Shqiperi

"Deliart Association", zgjodhi ta organizonte kete eveniment ne Shqiperi, gjithmone me besimin per te kontribuar ne integrimin e vendit dhe berjen me dije botes se cilet jemi ne shqiptaret, cfare dime te bejme, kjo jo vetem per spektaklin, por per te gjithe hapesiren e ketij projekti qe bota tashme e ka ne axhendat e veta. Nje mision aspak i lehte, por qe deri tani producenti Petri Bozo e ka realizuar mrekullisht. "Deliart", si mbajtes i patentes prej vitesh tashme, patente qe eshte e vlefshme deri ne vitin 2009, i ka dhene te drejten e organizmit te konkurseve ne rreth 70 vend te botes qe do te thote se ne France organizohet nje "Miss Globe International France", per te sjelle nje konkurrente Franceze ne Shqiperi e keshtu ne shume vende deri ne Macao e Tailande.

Ne kete edicion te radhes se Miss Globe International do te vijne ne vendin tone bukuroshe nga 50 vende te botes. Mberritja e konkurrenteve do te filloje me 4 tetor. Deri me 7 tetor i gjithe grupi i garueseve te ketij viti do te jete vendosur ne Tirane, te cilat do te akomodohen ne i Mai Tai dhe Hotel Eklips. Gjate ketyre diteve do te realizohen edhe fotografite e konkurrenteve per Revisten e Miss Globe. Nderkohe jane percaktuar pjeset muzikore te sfilatave dhe pa diskutim qe do te behen pjese e dites se konkurrenteve. Qe ne ditet e para bashke me konkurrentet mberrijne edhe gazetare nga Gjermania, Spanja, Kina, kurse te tjeret do te vijne ne daten 16 tetor.

Te merkuren e 8 tetorit konkurrentet dhe te ftuarit, - gazetare dhe drejtore nacionale, - do te nisen per turin ne Shqiperine Juglindore, Permet, Erseke, Voskopoje, Korce, Pogradec, per te vazhduar me pas ne Elbasan. Ky i fundit si nje kujtese per kalane e Elbasanit, vendin nga ku eshte shpallur nje nga bukuroshet e "Miss Shqiperia".

Kete vit organizatoret kane menduar te shkelin trevat e mrekullueshme te Shqiperise Juglindore, te pa eksploruara me pare dhe ndryshe nga nje vit me pare kur bukuroshet pjesemarrese parakaluan vetem ne Shkoder, sivjet do te jene mysafiret e nderit ne pese qytete. Gjate ketij turi jane planifikuar aktivitete qe kane te bejne me raportin me natyren, takime me femijet jetime dhe ne te gjitha keto qytete do te organizohen parada me veshjet kombetare te vendeve qe vajzat perfaqesojne dhe spektakle ne te cilat vajzat te ndare ne grupe nga dhjete konkurrente do te kendojne, interpretojne me instrumente ose do te vallezojne. Do te jete ky nje minikonkurs, i cili do te finalizohet ne Elbasan me shpalljen e "Miss Talentit". Tre me te mirat, performancat e tyre do t\'i realizojne edhe naten finale te 19 tetorit ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", skenen ku do te organizohet Miss Globe International kete vit.

Kostumografia dhe skenografia

Dihet tashme, Miss Globe International eshte nje ring ku perplasen kulturat, historite dhe bukuria. Ritem dhe emocione. Kjo eshte evidente edhe ne skenografi e cila per here te pare do te jete ne qender te publikut. Koncepti skenografik eshte bardh e zi, me kater pasarela. Ndersa spektakli do te jete i koncentruar 2 ore e 45 minuta, ku nuk do te mungojne performancat e muzikes me te mire shqiptare, cka do te thote se te gjithe qe do ta ndjekin kudo ne bote do te ndiejne aromen e trevave Shqiptare, do te kuptojne se Made in Albania eshte nje marke Evropiane. Sigurisht ka edhe surpriza te tjera te cilat do te zbulohen ne kohen e duhur.

Stilistet

Sa per stilistin e ketij viti? Duke qene se vajzat konkurrente pervec fustanit te mbremjes vijne edhe me veshjet tradicionale te vendeve te tyre (pjese e kontrates tashme) kete vit eshte menduar qe per Miss Globe International me e pershtatshme do te ishte puna e nje kostumografi. Prandaj ne listen e bashkepunetoreve te rendesishem te ketij viti do te jete kostumografia e mirenjohur Anila Zajmi.

Prezantuesit

Nje cift i ri prezantuesish do te ngjitet mbremjen finale te Miss Globe ne skenen e Tiranes. Kete vit te perzgjedhurit jane Hygerta Sako dhe Peter Bross. Nje cift i dale natyrshem pas nje bashkepunimi te hershem ne menyre te vecante me Hygerta Sakon, e cila ka te beje jo pak me historine e kesaj patente, pasi bukuroshja durrsake ka qene bashkepunetore e "Deliart" prej shume vitesh. Madje ne vitet kur "Miss Globe International" organizohej ne Turqi ajo ka pasur mundesine te jete edhe e ftuar. Ajo tanime ka te gjitha provat e mjaftueshme per te qene nje moderatore e suksesshme pavaresisht se per gati dy vjet i humbi ekranit per nje arsye shume te thjeshte ne dukje: U be nena e nje vajze. Nje arsye shume sublime dhe e qenesishme, perkushtimit ndaj vajzes dhe familjes se saj te bukur. Me nje imazh te kuruar mire dhe nje elegance per t\'u pasur zili, Hygerta Sako tashme eshte me ne forme se kurre per te qene pjese e nje eventi boteror.

Historia

Miss Globe Internacional" u themelua 34 vjet me pare ne SHBA, nga Charli See, pas vdekjes se te cilit te drejten e patentes e gezon bashkeshortja e tij. Per 18 vjet konkursi eshte organizuar ne Kaliforni ndersa me pas per 12 vjet te tjera me radhe kjo ishte nje patente qe zhvillohej ne Turqi e qe u shfrytezua nga shteti dhe organizatoret per promovimin e turizmit. Por qe ne momentin qe "Deliart" mori kete patente e kishte humbur disi vemendjen. Situate qe nuk vonoi te ndryshonte sigurisht. Ne saje te seriozitetit dhe performances artistike te organizatoreve shqiptare u arrit qe ky konkurs gjigant te behej pjese e axhendave te projekteve boterore.

Edhe Kosova

Sot patenten e Miss Globe International kerkojne ta marrin Kina, Spanja, Greqia. Megjithate ky eshte nje mision i permbushur tashme per shqiptaret. Sepse patenta e Miss Globe International ka sherbyer pervecse per te lancuar nje Shqiperi ndryshe neper bote, nje lloj marketingu i shkelqyer per ne, ka sherbyer edhe per promovimin e Kosoves pasi qe prej viti 2004 (edhe pse Kosova nuk ishte shtet i shpallur) Deliart ka vendosur krah perfaqesueseve te shume vendeve edhe fashen Kosovo.

Alida Cenaj
Nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama