Mister shperthimi te Vasil Shanto prane shtepise se vjeter te Edi Rames

Mister shperthimi te Vasil Shanto, prane shtepise se vjeter te Edi Rames

Shenjestra e njërit prej 3 shpërthimeve të ndodhura në Tiranë vijon të mbetet mister. Bëhet fjalë për tritolin e vendosur në zonën e “Vasil Shantos”, pranë një stacioni autobusi në rrugën Muhamet Gjollesha, që u shpërthye nga vetë policia. Në dy rastet e para, shenjestër ishin farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe shtëpia e ish –shefit të Komisariatit nr. 3 Alfred Numani, që tashmë mban detyrën e shefit të Sektorit të Krimeve të Rënda në policinë e Korcës. Objektivi i rastit të tretë të vendosjes së tritolit nuk dihet. Pakoja me tritol u gjet jo shumë lart shtëpisë së vjetër të kryeministrit Rama. Ngjarjet dyshohet të kenë lidhje me njëra – tjetrën. Për këtë arsye, Ministri i Brendshëm, Saimi Tahiri thirri në një takim shefin e SHISH, Visho Ajazi Likën dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama