Janë një grup prej tre tekstesh të shifruara, që thuhet se tregojnë vendin e një nga thesareve më të mëdhenj të varrosur në historinë e SHBA-ve: mijëra paund flori, argjend dhe xhevahire. Thesari u gjet fillimisht nga një njeri misterioz, me emrin Thomas Jefferson Beale, në vitin 1818, ndërsa ishte duke shkuar në Kolorado. Nga tre tekstet e shifruara, vetën i dyti është deshifruar. Është interesant fakti që Deklarata Amerikane e Pavarësisë doli se ishte çelësi i zbërthimit të këtij teksti të shifruar. Një fakt interesant është edhe se poseduesi i thesarit kishte të njëjtin emër me atë të autorit të Deklaratës së Pavarësisë. Teksti i zbërthyer tregon vendin ku ndodhet thesari: Bedford County VA, por vendi i tij i saktë gjendet i fshehur në disa shifra të tjera. Deri më sot, gjuetarët e thesareve kanë gërmuar dhe kërkuar pa fund në kodrat e qytetit me shpresën se një ditë do të bien në gjurmët e arit.
2. Disku Phaistos
Misteri i këtij disku është një histori që tingëllon si të ketë dalë nga filmi “Indiana Jones”. Ai u zbulua nga arkeologu italian Luigi Pernier, në vitin 1908, në Phaistos. Disku përbëhet nga argjila e pjekur dhe përmban simbole misterioze që mund të përfaqësojnë një formë të panjohur hieroglifësh. Besohet se është krijuar diku nga mijëvjeçari i dytë pas Krishtit. Disa studiues besojnë se këta hieroglifë i ngjajnë atyre të Linearit A dhe Linearit B, germave që përdoreshin dikur në Kretën e lashtë. Po cili është problemi i vetëm? Edhe këto germa nuk është e mundur që t’i deshifrosh. Sot ky disk mbetet një nga misteret më të famshme të arkeologjisë.
3. Mbishkrimi i Shugborough-it
Po ta shohësh nga larg këtë monument të shekullit të 18 nuk të lë ndonjë përshtypje të veçantë dhe madje, është krejt i zakonshëm. Por po t’i afrohesh, do të shohësh një sekuencë interesante germash: DOUOSVAVVM – një kod që ka munduar për 250 vjet pa sukses deshifruesit e kodeve. Edhe pse identiteti i skalitësit të këtij kodi është ende një mister, disa spekulojnë duke thënë se kodi mund të jetë një kyç i lënë pas nga Kalorësit Tempullarë në lidhje me vendndodhjen e Gralit të Shenjtë.
Këtë mister janë përpjekur që ta zgjidhin disa nga mendjet më të ndritura, përfshi Dikensin dhe Darvinin, por pa sukses.
4. Rasti Tamam Shud
Konsiderohet të jetë një nga misteret më të mëdha të Australisë. Ka të bëjë me një person të paidentifikuar, i cili u gjet i vdekur në dhjetor të vitit 1948, në bregun Somerton në Adelaide të Australisë. Veç faktit që burri nuk u identifikua kurrë, misteri thellohet edhe më tej, pasi iu gjet një copë letër e vogël me fjalët: “Tamam Shud”. Ajo u gjet në një xhep të vogël të qepur me pantallonat. Fraza përkthehet si “I përfunduar”, apo “I mbaruar” dhe është një frazë e përdorur në faqen e fundit të poemës “Rubairat” të Omar Kajamit. Si për ta shtuar edhe më misterin, një kopje e koleksionit të Kajamit u gjet më pas se përmbante një kod që ishte lënë nga vetë burri misterioz. Mund të jetë një shënim vetëvrasjeje, por gjithsesi mbetet mister.
5. Sinjali: WOW!
Në verë të vitit 1977, Jerry Ehman, një vullnetar i SETI, ose Qendrës së Kërkimeve për Jetë Jashtëtokësore, mund të jetë shndërruar në njeriun e parë që ka marrë një mesazh nga një botë jashtëtokësore. Ehman ishte duke skanuar disa radiovalë nga hapësira, kur pa diçka të çuditshme. Arriti që të kapë një sinjal prej 72 sekondash, që është edhe intervali më i madh i kohës që mund të matej nga aparatura me të cilën po punonte. Ishte një mesazh me zë të lartë i transmetuar nga një vend ku nuk kishte mundësi të kishte shkelur kurrë këmbë njeriu. Vinte nga konstelacioni i Shigjetarit në afërsi të yllit të quajtur Tau Sagittarii, 120 vite dritë larg Tokës. Në përfundim të mesazhit fjala që rezultoi ishte: WOW. Të gjitha tentativat për ta lokalizuar sinjalin kanë dështuar dhe ndërkohë vazhdon të jetojë misteri për të.
6. Letrat e Zodiakut
Letrat e Zodiakut janë disa mesazhe të koduara që besohet se janë shkruar nga Zodiac Killer, një vrasës serial që terrorizoi banorët e San Franciskos në fund të viteve ‘60 dhe në fillim të viteve ‘80. Letrat janë shkruar në mënyrë të tillë që të joshin gazetarët dhe policët dhe ndërkohë, vetëm një mesazh është deshifruar, ndërsa tri mesazhet e tjera, pra tri letrat e tjera nuk janë zbërthyer. Mister mbetet edhe identiteti i këtij vrasësi serial.
7. Gurët e Xhorxhias
Disa i quajnë edhe Stonehenge amerikanë. Bëhet fjalë për një monument graniti, që është lartuar në Elbert County në vitin 1979. Në këtë gur janë gdhendur 8 gjuhë: anglisht, spanjisht, swahili, hindu, hebraisht, arabisht, kinezçe dhe rusisht. Në secilën gjuhë jepen dhjetë urdhëresa për një “epokë të arsyes”. Gurët përkojnë edhe me disa tipare astronomike.
Edhe pse monumenti nuk përmban mesazhe të shifruara, origjina dhe qëllimi i tij mbetet mister. Thuhet se janë porositur nga një njeri që nuk është i identifikuar. Ndër dhjetë urdhëresat, i pari është ndoshta ai që të bën përshtypje: “Ruaj njerëzillëkun nën 500,000,000 në një balancë të përhershme me natyrën”. Ndoshta i referohet numrit të popullsisë, apo ndonjë gjëje tjetër specifike. Disa kritikë kanë kërkuar që ato të shemben.
8. Rongorongo
Është një sistem vizatimesh misterioze i shkruar në disa artefakte në Islandën Lindore. Shumë besojnë se përfaqësojnë një sistem të humbur shkrimi dhe mund të jenë pjesë e shpikjeve të mëdha të historisë njerëzore, që kanë humbur në mjegullën e kohërave. Nuk mund të deshifrohen dhe mesazhet që përcjellin mund të mbesin të heshtura përgjithmonë.