Autoritetet në Malajzi deklaruan se arsyet e zhdukjes ë avionit të Malaysia Airlines mund të mos mësohen kurrë ndërsa kryeministri i vendit Najib Razak shkoi në Australi për bisedime mbi kërkimin. Shefi i policisë së vendit tha se hetimi mund të “vijojë dhe vijojë”.
Dhjetë avionë dhe nëntë anije po kërkojnë pjesën jugore të Oqeanit Indian. Një nëndetëse britanike u bashkua me grupin e kërkimit.
Fluturimi MH370 u zhduk më 8 mars ndërsa udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin. Në bordin e tij gjendeshin 239 njerëz.
“Në fund të hetimit ne mund të mos dinë arsyen e vërtetë. Ne mund të mos dimë shkakun e këtij aksidenti,” tha Khalid Abu Bakar, shefi i policisë së Malajzisë. Hetimi i pasagjerëve nuk ka nxjerrë asnjë motiv të mundshëm për t’u ndjekur, të gjithë njerëzit në bord u analizuan për mundësi pengmarrjeje, sabotimi, problemeve psikologjike apo personale por deri tani nuk ka asnjë informacion të vlefshëm mbi shkaqet.
Kërkimi masiv ndërkombëtar në një sipërfaqe të stërmadhe deti nuk ka arritur të zbulojë asnjë objekt që t’i përkasë avionit të zhdukur.