Korrespodenca e parë që shfaqet e ekspozuar në Amsterdam është kjo: deri në ç‘pikë vuante Van Gogh nga shqetësimet psikike? Tradita në të shkuarën e ka njohur si një të çmendur dhe kritika e nëntëqindës ia ka atribuuar nervave shifrën gjeniale të pikturave të realizuara me një gjysmë peneli. U shkruan libra të tërë për përplasjen e tij në vitin 1888 me Paul Gauguin, i rikthyer krejt rastësisht nga detet e jugut dhe i ftuar i tij në Arles. Mes të dyve (kjo është thënë gjithnjë) filloi një zënkë për shkak të divergjencave artistike dhe Van Gogh tentoi ta godiste kolegun me një brisk. Ai u largua si i tërbuar dhe në zemërim e sipër, Vincent preu një copë nga veshi i tij i majtë, e mblodhi me një copë gazetë dhe ia dërgoi një mikes së tij prostitutë. Tashmë zbulohet se e vërteta e asaj që ka ndodhur siç ne e dimë, ka lindur nga dëshmia e Gauguin, i cili ka lënë gjithashtu edhe këtë deklaratë: "Ndonjëherë shikoj atë që mendoj dhe për mua është realiteti". Për sa i përket copës së veshit, është e qartë që Van Gogh e ka prerë, pasi i mungon që nga viti 1888 në të gjitha autoportretet e tij. Ndërkohë se kush ishte prostitutë dhe përse ai e bëri këtë zgjedhje, nuk u mor vesh asnjëherë.
Në fakt për Van Gogh gjithnjë është folur se ka qenë një i sëmurë mendor, në limitet e vetëvrasjes (prej së cilës në fakt vdiq edhe në moshën 37 vjeç, saktësisht më 29 korrik 1890), por tashmë janë zbuluar fakte dhe dëshmi që ngrenë hije për jetën e tij. Deklarime krejt të papritura janë ato të thëna nga Hohanna, gruaja e të vëllait, që u pa me Vincent për herë të parë në Paris, pas një viti martesë dhe me një fëmijë, në prillin e vitit 1890. Pas gjithë atyre që ishin thënë për të, Johanna, ishte krejtësisht e bindur se Vincent ishte një i sëmurë i gjorë, të cilit i kishte mbetur shumë pak jetë, por mbi të gjitha, me të cilin ishte shumë e vështirë që të flisje. Lexoni se çfarë shkruhet në introduktën e një letre që vëllezërit këmbenin: "Prisja të shihja një burrë të zvenitur krejtësisht nga energjitë, por përballë m‘u shfaq një burrë robust, me shpatulla të gjera, me pamje të gjallë, shprehje të qeshura të fytyrës".
Edhe një mjek, doktor Paul Gachet, të cilit Theo i prezantoi të vëllain, krijoi një përshtypje të mirë. Vincent i besoi thuajse i lumturuar: "Gjeta tek ai - shkruan në një nga letrat e tij Vincent - një mik të vërtetë, pothuaj një tjetër vëlla. Jemi kuptuar në një mënyrë shumë të mirë, saqë unë kaloja çdo javë një ose dy ditë tek ai, për të punuar në kopshtin e tij, ku kam bërë dy studime, një me bimë nga Jugu, si shpatore, qiparis e selvi dhe një tjetër me trëndafila të bardhë dhe tulipanë.
Janë pikërisht këto hapat e parë të Van Gogh, për disa prej kryeveprave të tij, por që në të vërtetë, këtu nis edhe dyshimi që është ngritur në Amsterdam, se pse askush nuk i blen ato. Shumë e rëndë: Theo kishte një galeri arti të tijën në Paris, ku ekspozoheshin piktorë si Monet, Sisley, Pissarro, Degas, Seurat, impresionistët më të mirë, vlerat e të cilëve rriteshin çdo ditë. Edhe Vincent kishte një galeri arti të tijën: e kishte hapur me Toulouse-Lautrec, një prej të mëdhenjve që është lënë jashtë ekspozimit artistiko-ekonomik në Paris. Por çfarë ndodhte? Ndodhte ajo që të gjithë kritikët e njihnin Van Gogh, por askush nuk i jepte vlerat e tij. Gjithsesi në disa raste (për saktësi kanë qenë vetëm tre), Vincent iu krijua mundësia për të prezantuar disa punë në sallonin e artistëve të pavarur. Por nuk u ble asnjëra prej tyre. Pra kur vdiq, Van Gogh ishte krejtësisht i panjohur: por vetëm dy muaj pas zhdukjes së tij, iu dedikua një ekspozitë, ku të gjitha punët e prezantuara u shitën. Për të kaluar te një e pathënë fantastike, që një vit pas vdekjes së tij, punimet e prezantuara në Sallonin e Artistëve të Pavarur u kuotuan me vlera të jashtëzakonshme.
Pasi kanë dalë në dritë këto fakte, të gjithë janë të bindur se vëllai i tij, Theo, ka spekuluar në mënyrë të tmerrshme. "Nuk ka asgjë për t‘u habitur", shkruhet në vëzhgim "pasi kishte bërë ‘tutorin‘ për shumë vjet me të vëllanë, tani vendosi të fitonte pak nga paratë e tij". Në fakt, nëse pranohet kjo hipotezë, nuk mungon mbështetja. I lindur në vitin 1857, katër vjet pas Vincent, Theo nuk ishte as 18 vjeç kur i dërgoi 20 frangat e para të vëllait, që në atë periudhë kishte filluar të pikturonte, por që si punë kryesore kishte atë të predikuesit, si zëvendës i një prifti protestant. Pra pa ndihmë, Vincent nuk do t‘i ishte përkushtuar pikturës; por nga këtu më pak se sa mendime bujare, Theo kërkon përjetësinë. Pasi ai shkreti vdiq, pak nga sëmundja dhe shumë nga dhimbja, vetëm gjashtë muaj pas vetëvrasjes së Van Gogh (ky është një tjetër komponent i padiskutueshëm misterioz).
Ngjarjet kanë rrjedhur kështu: më 27 korrik 1890, Vincent u kthye nga Parisi në Auvers-sur-Oise, ku ishte stabilizuar prej kohësh, thonë në rrëfimin e tyre një çift miqsh, zotërinjtë Revaux, dhe aty më pas qëlloi veten me revolver. Ata nuk i besojnë, pasi thanë se "camminava speditamente e non era nemmeno pallido". Ndërkohë natën e 29 korrikut Van Gogh vdiq pasi kishte kaluar tërë ditën mbi krevat, duke pirë duhan. Për ta plotësuar të tërë këtë ngjarje, mungon autopsia, që nuk iu bë kurrë.